27 Maj 2025, 18:41
Nga M.L
Adriatik Lapaj
TIRANA- Adriatik Lapaj, lideri politik i koalicionit Nisma-Shqipëria Bëhet siguroi vetëm mandatin e tij për deputet nga qarku i Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Së fundmi ai ka deklaruar se do të kërkojë rinumërimin e votave në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lapaj pretendon se pasi ka marrë pamjet filmike nga KQZ-ja dhe i kanë analizuar, ka vënë re se mes votave faktike në kuti dhe procerverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje.
Postimi i Adriatik Lapajt:
“QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR. Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (ZAZ 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.
Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim. Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.
Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht. Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:
-ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
-ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
-ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.
-ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.
-ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.
-ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme”.
adriatik lapaj
Politike
27 Maj 2025, 16:37
I.A
Belinda Balluku
Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar k&...
Politike
27 Maj 2025, 17:33
E. D
Elton Roshi
TIRANË- Kandidati për deputet PD-së Elton Roshi, në Qarkun Tiranë i ka kërkuar Komisionit Qëndror ...
Politike
27 Maj 2025, 17:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati dje një takim me miqësor këshilltaren e la...
Politike
27 Maj 2025, 16:51
E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij. Duke fo...
Politike
27 Maj 2025, 16:23
E. D
Michele Carbone
TIRANË- Drejtori i Përgjitshëm i Antimafias Italiane Michele Carbone ka folur për operacionin 'Ura'. Duke fo...
Politike
27 Maj 2025, 16:24
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka paraqitur një tjetër ankimim pran&eu...
Politike
27 Maj 2025, 16:00
E. D
foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një drejtues ka humb...
Politike
27 Maj 2025, 15:49
E. D
Ilir Alihmemeti
TIRANË- Kandidati për deputetet, Ilir Alihmemeti, duke komentuar rezultatet e zgjedhjet të 11 majit është shprehu...
Politike
27 Maj 2025, 15:46
E. D
Igli Hasani
IZRAEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune...
Politike
27 Maj 2025, 14:56
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosov...