55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilësoi kulm të cinizmit reagimin e kreut të qeverisë, duke theksuar se një nënë që del në protestë me fëmijën e saj me autizëm nuk e bën për politikë, por sepse ndihet e braktisur nga shteti.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën ne të cilën ishte e pranishme edhe një nënë me fëmijën e saj me autizëm. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilësoi kulm të cinizmit reagimin e kreut të qeverisë, duke theksuar se një nënë që del në protestë me fëmijën e saj me autizëm nuk e bën për politikë, por sepse ndihet e braktisur nga shteti.
Sipas Zhupës, detyra e një shteti është të mbrojë qytetarët më të pambrojtur dhe jo t’i poshtërojë ata. Ajo shtoi se kur një prind detyrohet të protestojë për të kërkuar minimumin për një jetë me dinjitet, problemi nuk është protesta, por qeverisja, duke akuzuar kryeministrin Rama për mungesë përgjegjësie dhe ndjeshmërie ndaj familjeve në nevojë.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Kulmi i cinizmit!
Kur një nënë del në protestë me fëmijën e saj me autizëm, nuk e bën për politikë. E bën sepse nuk ia del më të jetojë, sepse shteti e ka lënë vetëm, sepse ndihma nuk mjafton dhe dinjiteti i është mohuar.
Nuk e morën në proteste as korbat e as sorrat. Paratë e saj dhe të mijëra familjeve sot në nevojë, i kanë marrë derrat e majmur të pushtetit, ata që prej vitesh qeverisin pa u interesuar për hallet e qytetarëve. Dhe pasi u kanë vjedhur të ardhmen, tani duan t’u mohojnë edhe të drejtën kushtetuese për të protestuar, duke i dhunuar me polici.
Vetë prania e asaj nëne me fëmijën e saj dëshmoi qartë se protestuesit nuk përbënin asnjë rrezik. Asgjë nuk e justifikon sjelljen brutale dhe të paligjshme të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që ushtronin një të drejtë demokratike.
Një kryeministër që duhet të mbante përgjegjësi pse një nënë me një fëmijë me autizëm detyrohet të dalë në rrugë për t’u dëgjuar, zgjedh të sulmojë qytetarët që i dhanë mbështetje dhe ta etiketojë atë si të manipuluar. Kjo nuk është vetëm mungesë përgjegjësie; është humbje e plotë e ndjeshmërisë njerëzore.
Detyra e një shteti është të mbrojë më të pambrojturit, jo t’i poshtërojë ata. Kur një nënë me një fëmijë me autizëm ndihet e detyruar të protestojë për të kërkuar minimumin për një jetë me dinjitet, problemi nuk është protesta. Problemi është qeverisja. Problemi është Edi Rama që nuk do ta kuptojë që i ka ardhur fundi”, shkruan ajo./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, sot në ...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative pë...
Nena dhe djali TIRANË- Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë p...
Boçi dhe Mazniku TIRANË- Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i njohur për fjalimet e tij kilometrike nëpër mbledhjet e grupit Parlamnetr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt i qeverisë socialiste do të fokusohet te rikthimi i besimit t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste dokumentin e quajtur “Besa”, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sjelljen e administratës publike, duke thënë se mungesa e komunikimit dhe e empatis&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar n...