14 Shkurt 2024, 19:01
Nga M.B
Kryeministria
TIRANA- Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme është vendosur që numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat dhe atyre për kulturën të redukohet në 204. Gjithashtu është vendosur reduktim me 71 persona i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024.
Sipas VKM, të gjithë këta punonjës, në total 275, do të alokohen në aparatin e ministrisë përgjegjëse për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Vndimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE RIALOKIM TË NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË APARATIN E DISA NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës.
Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.
Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.
Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë pëgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
administrata keshilli i minisrave
Politike
14 Shkurt 2024, 17:42
r.ll
edi rama dhe ursula von der leyen
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, siç u raportua më herët ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:55
r.ll
antony blinken
TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë ditën e nesërme Tiranën.
Gjatë q&...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:36
r.ll
charles michel dhe edi rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të E...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:13
M.B
Gazment Bardhi
MALËSI E MADHE- Kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga Malësia e Madh...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:04
M.B
Belinda Balluku
POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. N...
Politike
14 Shkurt 2024, 14:55
h.k
fredi beleri
GREQI-Në një analizë në prestigjiozen greke Kathimerini janë renditur 10 pika që argumentojnë se në &c...
Politike
14 Shkurt 2024, 13:43
N.F
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij gjatë diskutimit n&eum...
Politike
14 Shkurt 2024, 13:48
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike ka dalë me një deklarat&e...
Politike
14 Shkurt 2024, 12:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Evin Salianji, deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme me anë të një statusi në...
Politike
14 Shkurt 2024, 11:58
N.F
Eduard Abazi
TIRANË- Kryetari i Aleancës Demokratike, Eduard Abazi gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Komisionit...