LIVE UPDATES
Politike

Prishja e banesave te Selvia, Veliaj: Kush mendon se është muaji i rrumpallës, ta harrojë! Do shemben të gjitha objektet pa

30 Maj 2019, 12:09 Nga DOSJA
Prishja e banesave te Selvia, Veliaj: Kush mendon se është muaji i

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do të vijojnë shembjet e objekteve pa leje. Duke komentuar aksionin e djeshëm të policisë Bashkiake, në zonën e Selvisë në kryeqytet, Veliaj e ka cilësuar si të papranushme ndërtimin e objekteve pranë monumenteve kulturore, duke paralajmëuar që ata që nuk e marrin parasysh këtë deklaratë “duhet t’i bëjnë llogaritë mirë“.

“Nuk ka asnjë sekret, kemi marrë një angazhim publik: nuk mundet që Vojo Kushi të ketë dhënë jetën mbi tank, kurse ne bëjmë një lokal mbi Vojo Kushin, si ai mbi tank. Po ta dinte Vojo Kushi se po e jepte jetën për këto lloj sjellje, do e kishte menduar dy herë hedhjen mbi tank. Le të bëhemi njerëz seriozë: kush ndërton mbi monumente kulture, kush ndërton mbi lapidarë, kush ndërton mbi vende që kujtojnë dhe përkujtojnë figura të historisë tonë, do të duhet t’i bëjë llogaritë mirë”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se fakti që vendi është periudhë elektorale, kjo nuk do të thotë se do krijohen lehtësira për krijimin e objekteve pa leje, përkundrazi do të jenë akoma më të ashpër.

Sipas tij, ky është një tregues që do të vërtetojë se nuk bëhen kompromise me ligjin apo kundrejt votave.

“Nëse dikush mendon se meqë unë javën tjetër filloj fushatën nuk do e kem mendjen tek ndërtimet pa leje në qytet, gabohet shumë rëndë. Do të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t’i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t’i hipë Vojo Kushit sipër, si ai tankut, e ka shumë gabim”,deklaroi Veliaj.

Ndaj, ai nënvizoi se ashtu si objektet pa leje të ndërtuara mbi monumentin e Vojo Kushit në Rrugën e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës do të veprojë edhe me çdo ndërtim tjetër pa leje apo që është ndërtuar në kundërshtim me çdo normë qytetare mbi objekte historike apo monumente të kujtesës, njofton zyra e shtypit.

“Njësoj si te Selvia do ta pësojnë të gjithë ata që guxojnë të përdorin situatën e fushatës si moment ku mendojnë se bashkia nuk e ka mendjen dhe mund të bëjmë ndërtime pa leje. Do ta pësojnë jo vetëm ndërtimet pa leje, por mbi çdo gjë që është ndërtuar në ndërtim pa leje, edhe gjërat që ka poshtë. T’i vënë mendjen kokës dhe mos mendojnë se nuk do kemi mendjen në menaxhimin e qytetit gjatë 30 ditëve të fushatës”, u shpreh Veliaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj prishja e banesave tek selvia erion veliaj prishja e banesave tek selvia

Sondazh

Poll
Politike 30 Maj 2019, 11:12

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më par...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit