LIVE UPDATES
Aktualitet

31 Maj 2021, 19:03 Nga DOSJA

TIRANË– Pronat e blera me vlerë më të ulët se tregu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk i ka quajtur favore për postin që ka mbajtur. I ftzar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se ato prona janë blerë me atë çmim për shkak të marrëveshjes që ka pasur me ndërtuesin, e jo pë favore.

Pjesë nga biseda

Peka: Një vendim të tillë e prisnit në sallën e gjyqit, por ditën që jeni emëruar kryeprokuror, a ke menduar ndonjëherë se do të dënoheni për korrupsion dhe ish-kryeprokurori, apo prokurori Adriatik Llalla do të jetë një ditë i burgosur?

Llalla: Hetimet ndaj meje filluan për korrupsion dhe për disa vepra të tjera penale. Nuk u la veprim hetimor pa u bërë për të verifikuar nëse kishte korrupsion apo jo. Përfundimi ishte se prej meje, akuza mendoj se shkoi në mos deklarim të pasurive dhe për asnjë vepër tjetër penale. Vepër për të cilën jam edhe dënuar në pritje për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të procesit.

Peka: Në momentin që jeni zgjedhur si kryeprokuror, a keni menduar se një funksion i tillë ka edhe rrisqe të tilla?

Llalla: Normalisht këto janë kostot e pushtetit, por në bindjen time, punën time ka qenë gjithmonë i sigurtë që nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm, aq më tepër për korrupsion, apo vepra të kësaj natyre.

Peka: Jemi i bindur se nuk keni kryer korrupsion, por gjykata arriti në përfundimin se ju keni fshehur pasurinë ne 3 raste, cilat janë këto raste dhe provat që mori për bazë gjykata?

Llalla: Do të bëj një përmbledhje të asaj çfarë aludohet në lidhje me pasuritë e mia. Bëhet fjalë për një apartament banimi 60 metra2 në qytetin e Durrësit, 22 mijë meter 2 tokë arë në një fshat të largët të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës ku unë jetoj prej mëse 20 vitesh. Sipas akuzës edhe më pas të gjykatës, asnjë prej meje nuk pati pretendime nëse këto pasuri ishin deklaruar, prona që unë i kam dhe i kam deklaruar. Pretendimi i akuzës është se nuk është deklaruara vlera reale e ndërtimit të këtyre pronave. Akuzë që e bazojnë vetëm në një akt ekspertimi teknik e kryer nga një eksperte e zgjedhur nga prokurori, pa kryer asnjë veprim tjetër hetimor. Kjo u mor përbazë dhe mbi bazën e këtij ekspertimi gjykata arriti në konkluzionin që unë kam kryer këtë vepër penale. Akt të cilin unë realisht është kryer në mënyrë të njëashme dhe në provat e reja që dolën gjatë gjykimit, e sillte të domosdoshme kryerjen e një akti tjetër ekspertimi. Gjykata nuk mori në konsideratë vetëm me qëllimin që ti referohen këtij akti që në përfundim të gjykimit të gjindej shkaku që të më deklaronte fajtor.

Peka: Pra janë 3 raste. Një apartament në Durrës, tokë në një fshat të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës. Ju thoni se i keni të deklaruara. Nuk i justifikojnë të ardhurat tuaja këto pasuri?

Llalla: Këto pasuri janë të siguruara nga burime të ardhurash legjitime, të verifikuara, kontrolluara prej 3 vitesh nga hetimi. I vetmi pretendim në rastin tim, bazohet në rastin e rivlerësimit, në bazë të të cilit pretendohet se këto prona kanë vlerë më të lartë dyfish se sa i kam deklaruar unë.

Peka: Sa është blerë apartamenti në Durrës?

Llalla: Apartamenti në Durrës është blerë 22 mln lekë të vjetra në vitin 2012. Në kohën kur e kam blerë, duke iu referuar pallatit ku është blerë apartamenti im, çmimi shkon në 600 mijë lekë të vjetra metri katrorë, kurse prej meje është blerë me 35 mijë lekë metri katror. Është blerë më lirë se apartamentet e tjera.

Peka: Pse më lirë?

Llalla: Është një marrëveshje që u lidh me ndërtuesin e objektit, dëshmi të cilën ai e bëri edhe para trupës gjyqësore. Është një marrëveshje e lidhur me vullnetin tonë të lirë, në një moment të vështirë që ai ndodhej, ku unë isha i interesuar të bleja një apartament në Durrës. Ramë dakord dhe unë deri para daljes së vendimit gjyqësor, kisha në pronësi këtë apartament.

Peka: Keni qenë Prokuror i Përgjithëm në atë kohë?

Llalla: Jo, kam qenë në Inspektoriatin e deklarimit të pasurive.

Peka: Nuk është një favor që i është bërë prokurorit të përgjithshëm?

Llalla: Nuk ka lidhje me funksionin e fundit që kam pasur.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen