Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Protesta/ Bardhi i përgjigjet Gjonajt dhe Lleshajt: Treguat frikën e Ramës, nuk e ndalni dot popullin
14 Prill 2019, 12:51Nga DOSJA
TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas protestës së opozitës duke iu përgjigjuer deklaratave të bëra nga dy ministra të qeverisë Rama. Bardhi tha se deklaratat e ministrave, tregojnë frikën që ka Rama pas protestës së opozitës.
“Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit”, u shpreh numri dy i PD-së.
Ai shtoi se Rama është një kufomë politike dhe nuk ka forcë që të dënojë qytetarët e bashkuar. Më tej nurmi i dy i Partisë Demokratike tha se popullin nuk e ndal dot askush dhe do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.
“Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.
Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.
Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!
Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.
Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.
Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!
Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!”, u shpreh Bardhi.
Më herët ministri Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat, me tone të ashpra reagoi kundër opozitës duke i akuzar ata për dhunë.(Lexo këtu) Po ashtu dhe ministrja Etilda Gjonaj me tone të ashpra hodhi akzua kundër opozitës duke kërkuar drejtësi për policët e plagosur gjatë protestës së 13 prillit.(Lexo këtu)
Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.
Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër kundër ministirt të Brendshëm, Sandër Lleshajt pas deklaratës së këtij të fundit...
TIRANË- Ministjra e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se ky tubim ishte i dhunshëm. Si...
TIRANË– Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrëmjen e kaluar nuk kishte tenor dhe filloi të këndonte vetë himnin, një vajzë u shkri së qes...
TIRANË– Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj një ditë pas protestës së opozitës ka reaguar me anë të një deklerate për mediat, duke e quajtur atë ...
Nga Giancarlo Padovan (Il Fatto Quotidiano)Protesta e 9-të në 8 javë të Lëvizjes u mbajt nën shiun e rrëmbyeshëm dhe nën zhurmën e thirrjeve “Rama ka vjedhur pa...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Erion Veliajt, se do të gjobisë qytetarin që urinoi te...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar një ditë pas protestës së opozitës, ku tregon një foto teksa po pastrohet boja në murin e Kryeminisitrisë.Në reag...
TIRANË- Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila reagoi mbrëmë për protestën e opoz...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me protestën e opozitës kundër kabinetit, pjesë e të cilit është edhe ajo. (Lexo këtu)M...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në përfundim të protestës nga selia e LSI ka mbajtuar një deklarata për mediat ku k...