LIVE UPDATES
Politike

Protesta/ Vasili akuza të forta kundër Lleshajt: Kriminel, fike dritat dje. Kush e dhunoi fotografin dhe gazetarët

14 Prill 2019, 12:12 Nga DOSJA
Protesta/ Vasili akuza të forta kundër Lleshajt: Kriminel, fike dritat

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar ashpër kundër ministirt të Brendshëm, Sandër Lleshajt pas deklaratës së këtij të fundit. Vasili i ka drejtuar disa pyetje Lleshaj, duke i kërkuar llogari për dhunën ndaj fotografit Arben Dajçit dhe për dhunën ndaj gazetarëve, por dhe për makinën e djegur në sheshin para Kuvendit.

Ish-kreu i Grupit të LSI, tha se Policia dhe qeveria janë të kriminalizuara dhe kanë arrestuar sot njerëz të pafajshëm. Më tej ai pyet Lleshaj se ku i ka gjetur provat për arrestimin e qytetarëve, që sipas tij nuk ka bërë asgjë.

DEKLARATA E PLOTË 

Jemi në këtë komunikim së bashku për të ndarë disa të vërteta të mëdha me ju. Një ditë pas mitingut madhështor që opozita dhe gjithë qytetarët shqiptarë zhvilluan dje në Tiranë, një miting të cilin me të drejtë mediat botërore e konsideruan mitingun më të madh të parë ndonjëherë në Ballkan. Dhe kjo ishte prova e një vullneti qytetar të jashtëzakonshëm të dimensioneve të papërmbajtshme.

Por se po dje shteti i horrave dhe nuk druhem ta them me gojën plot këtë gjë, konsumoi një skenar të fëlliqur, të programuar mirë, të provokimeve të një pas njëshme të cilave opozita nuk ju përgjigj, nuk ra pre e tyre, por bëri që vetë organizatorët e këtyre kurtheve dhe këtyre provokimeve të bien vetë brenda. Jo më larg se dje u konsumua një akt i vërtet terrorist me djegien e një makine anonime, të paidentifikuar, të vendosur në mes të protestuesve, shpërthimi i së cilës mund të kishte marrë jetën e dhjetëra protestuesve. Jam sot këtu ti kërkoj këtij ministri të pacipë që del e bën komente për protestuesit, cili ishte pronari i makinës? Cili ishte ai që e futi atë makinë atje? Ndërkohë që i gjithë perimetri i sigurisë ishte i garantuar nga forcat e rendit, dhe ku përveç mjeteve të urgjencës mjekësore dhe mjeteve të medias nuk mund të hynte askurrkush tjetër! Kush ishte pronari i makinës, po e përsëris edhe njëherë?

Kush i fiku dritat në të gjithë ambientet e mitingut, ku në vend të sigurisë për zhvillimin e një mitingu paqësor, ashtu siç çirreshin në mënyrë histerike maskarenjtë e tij, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që i vunë flakën ,që tentuan të digjnin dhe kioskën mu në mes të sheshit, të konsumonin të qetë provokimin e tyre dhe të mos idenfitikoheshin dot.
Kam një pyetje sërish të madhe për opinionin publik, i cili duhet të njihet me të, por e kam për ministrin kriminel që drejton ministrinë e Brendshme? Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi? Kjo foto flet për të gjithë ministrin dhe ministrat të cilët kanë dalë dhe çirren me pacipësinë dhe legenllëkun e tyre për dhunë. Kjo është dhuna. Gjaku te ky fotograf i ndershëm dhe i pafajshëm, që vetëm pasqyronte protestën.

Përsëri kam një pyetje tjetër për këtë ministër kriminel, po denoncimin e bërë nga rrjeti i njohur investigative dhe videon e bërë publike prej tyre dhe jo prej opozitës shqiptare se si pa asnjë shkak gazetarë me dhjetëra u goditën me ujë dhe me gaz në një shesh të boshatisur dhe pa asnjë arsye. Vetëm e vetëm nga frika se do të evidentonin të vërteta të mëdha. Kush e kurdiste gurrmazin e çjerrtë të një polici maskara në një megafon atje nga brenda që u bënte thirrje protestuesve ndërkohë që nuk kishin në sheshin përballë asnjë protestues të vetëm.

Vetëm e vetëm për të krijuar klimën e provokimit dhe të irritimit. Sot policia e kriminelëve dhe e kriminalizuar, ajo polici që nuk ka ndalur asnjë nga komisarët e policisë që kanë qeverisur drogën që përmbyti Shqipërinë, kanë ndaluar dhjetëra protestues. Ku i gjeti provat, ku i gjeti filmimet? Për aktet terroriste të djegies së automjetit nuk ka prova, nuk ka autor, nuk ka pronarë makine, nuk ka shkaktarë se kush fiku dritat në mënyrë që horrat të konsumonin horrllëkun ndërsa për këta protestues të ndershëm dhe të pafajshëm gjenden provat dhe shkohet me vrap për arrestimin e tyre.
Ky shtet ka zgjidhur përfundimisht të jetë shtet i horrave dhe horra që mbrojnë horrat që nga ministri i brendshëm dhe deri te prokuroria.

Në Unazën e Re hajdutët e qeverisë i njohin që të gjithë që këtu dhe në Washington. Nuk arrestohet asnjë, asnjë zëvendës ministër, asnjë ministër, drejtor, konsumues të veprave penale nga më të rëndat, dhunues të policisë që kanë dhunuar protestues te Unaza e Re përkundrazi arrestohet ata që mbrojnë banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë. Ata konsumojnë një akt terrorist që pluralizmi se kishte parë, duke djegur një makinë që mund të rrezikonte jetën e dhjetëra protestuesve. Nuk ka asnjë indicie. Ndërkohë të tërë horrat që vodhën 10 milion euro në mes të aeroportit, pikës më të sigurt të Shqipërisë, as ata nuk arrestohen, se nuk arrijnë dot të arrestojnë kriminelë këta. Po nuk arrestojnë dot, as të ndalojnë apo të fillojnë hetim ndaj asnjë njeriu nga Policia e Shtetit, asnjë njeri nga ministria përkatëse, asnjë njeri nga qeveria. Të gjithë janë të pafajshëm, kriminelë, qeveritarë, drejtues policie. Dhe të vetmit fajtorë në këtë vend janë protestuesit dhe qytetarët e thjeshtë.

Pra është qartësisht një qeveri e vendosur me horrat dhe me krimin. Dhe i gjithë populli bashkë, të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të zakonshëm, në krahun tjetër. Qeveria, e cila jeton mes horrave, mbrohet prej tyre dhe i mbron ata, përfundimisht ka vdekur si qeverisje e këtij vendi. Dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas. Ndërsa tërë këta konsumatorë të veprave të tilla kriminale në mes të sheshit, si provokimet e djeshme dhe si dhunë e këtij burri të thjeshtë e të ndershëm, të kësaj fotoje me gjak që do të mbetet gjatë në mendjen e shqiptarëve, ta dinë që do të përgjigjen një për një. Llogaria e tyre me shqiptarët është përveç se llogari politike, sociale, është dhe një llogari personale. Pasi kanë marrë përsipër që për hir të këmbëve të thyera të karriges së kryeministrit të kriminalizuar të vendit, kanë marrë përsipër të helmojnë, të shkatërrojnë shëndetin e mijëra dhe mijëra qytetarëve të thjeshtë, të zakonshëm, të ndershëm dhe të pafajshëm.
Ky krim ka absolutisht ndëshkim të garantuar. Koha është shumë e afërt. Të gjithë t’i bëjnë llogaritë mirë. Ju faleminderit të gjithëve

Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita proteston petrit vasili protesta e opozites 13 prill 2109 sander lleshaj vasili akuza lleshajt opozita proteston petrit vasili protesta e opozites 13 prill 2109 sander lleshaj vasili akuza lleshajt

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës