Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Protesta në Tiranë, reagon Meta: Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!
1 Maj 2022, 10:43Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon që të dëgjohet zëri i punëtorëve që po protestojnë përballë Kryeministrisë ditën e sotme, pikërisht në datën 1 Maj. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kreu i Shtetit shton se kjo situatë duhet të marrë fund.
Postimi i Ilir Metës:
1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri. Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi. Kjo situatë duhet të marrë fund! Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale. Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!
FIER– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi r...
TIRANË-Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java pritet të nisë me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie. Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën...
TIRANË– Pas raportimit në media, policia rrugore dhe bashkia kanë bllokuar qarkullimin në bulevardin Vlorë-Skelë. Ata kanë bllokuar qarkullimin e mak...
TIRANË– Një prej personave që është në protestën në kuadër të 1 Majit në Tiranë, është një emigrant. Për mediat ai ka treguar se ka vetëm një kërkesë...
TIRANË– Ka nisur protesta e qytetarëve shqiptarë! Ata janë drejtuar drejt kryeministrisë, aty ku do të protestojnë për 1 Majin. Ata kërkojnë paga më ...