Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Protestë në Sudan, qindra gra dalin në rrugë kundër përdhunimeve
23 Dhjetor 2021, 17:48Nga DOSJA
SUDAN- Qindra gra kanë dalë në rrugë në dhe përreth kryeqytetit të Sudanit, Khartoum, për të protestuar kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Aljazeerashkruan se gjatë një proteste pro-demokracisë forcat e sigurisë në vend supozohet se kanë përdhunuar 13 gra dhe vajza.
Kombet e Bashkuara thanë se këtë javë forcat e sigurisë kanë përdhunuar në grup të paktën 13 gra dhe vajza në demonstratën masive të së dielës jashtë pallatit presidencial në Khartoum. Drejtuesja e njësisë së dhunës me bazë gjinore në Ministrinë e Zhvillimit Social, Suliema Ishaq tha se tetë gra të moshës midis 18 dhe 27 vjeç i ishin drejtuar departamentit të saj për të marrë trajtim.
“Dy prej tyre u trajtuan brenda 24 orëve dhe gjashtë të tjerë erdhën më vonë, por besoj se numri është më i lartë se kaq,” tha Ishaq.
Protestuesit dorëzuan të enjten një memorandum në zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Khartoum, duke kërkuar një hetim për rastet e dhunës seksuale dhe fizike. Më shumë se 40 organizata të të drejtave dhe të ashtuquajturat “komitete të rezistencës” – grupe lagjesh me një strukturë komanduese horizontale që kanë udhëhequr lëvizjen pro-demokratike të Sudanit – nënshkruan dokumentin.
KOSOVË -Burime brenda Policisë së Kosovës thanë se telefonata e pranuar nga një person i cili tha se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëv...
ANGLI- Njerëzit që infektohen me Omicron kanë 50% deri në 70% më pak gjasa të kenë nevojë për kujdes spitalor në krahasim me variantet e mëparshme. BBC shkruan ...
HAGË – Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës vendosi vazhdimin e kohës së paraburgimit për dy ish-drjetuesit e Orga...
INDI– Një burrë dhe një grua nga një fshat në distriktin Mysuru në Karnataka, Indi, u lidhën në një shtyllë elektrike dhe u dhunuan nga ish-bashkëshorti d...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, ditën e sotme, gjatë një vizitë zyrtare të kë...
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë se ka krijuar një përkeqësim të situatës së sigurisë në Evropë, ndërkohë që bëri th...
SHBA- Autoritetet amerikane kanë diskutuar me Turqinë për shitjen e saj të dronëve të armatosur në Etiopi. Mediat e huaja raportojnë se sipas dy burimeve të njo...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po kërcënon Rusinë me raketa në pragun e tyre. The Guardian shkruan se gjatë një deklaratë, Putin g...