Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Pupovci: Mësim online për shkollat që janë qendra votimi
15 Tetor 2021, 11:15Nga DOSJA
KOSOVË– Zëvendësministër i Arsimit, Dukagjin Pupovci tregoi se si do të zhvillohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën.
Në një konferencë për media ai tha se në të gjitha shkollat ku do të jenë qendra votimi mësimi do të zhvillohet online.
“Të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale dhe një numër i konsiderueshëm i shkollave janë qendra të votimit, kështu që me datën 18 tetor duke marrë parasysh kushtet e pandemisë është vendosur që në këto shkolla që janë qendra votimi të punohet me skenarin C, pra me anë të mësimit në distancë”, tha Pupovci.
Pupovci shtoi se në shkollat e tjera mësimi do të vazhdojë normalisht në auditore.
“Shkollat e tjera të cilat nuk janë qendra të votimit vazhdojnë punën e tyre normalisht sipas planifikimeve paraprake, ndërkaq me datën 19 tetor besojmë se mësimi do të fillojë në të gjitha shkollat pa ndonjë dallim”, u shpreh ai.
Pupovci theksoi se ekziston një detyrim i drejtorive komunale të arsimit që të dezinfektojnë hapësirat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që ato të jenë të sigurta për nxënësit dhe mësimëdhënësit pas përfundimit të zgjedhjeve.
GJERMANI – Sipas pikëpamjes së instituteve kryesore kërkimore ekonomike, rritja në Gjermani këtë vit do të jetë dukshëm më e ngadaltë nga sa pritej fillim...
SUEDI – Lajme të tilla e rrisin pasigurinë tek fëmijët dhe prindërit: Pas Suedisë e Danimarkës tani edhe Finlanda i kufizon vaksinat kundër Coronës të kon...
ARMENI- Gjashtë ushtarë armenë u qëlluan nga forcat azerbajxhanase në Karabakun lindor (i quajtur edhe Ararat nga shumë armenë) të enjten në mbrëmje, sipas buri...
BRITANI- Rreth 43,000 njerëz mund të kenë marrë rezultate të rreme negative në testet PCR të covid-19, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bash...
KOSOVË- Nga nëntori, gjeneralI, Ferenc Kajári do të marrë komandën njëvjeçare mbi misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga italiani Franc...
KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, ku sipas të dhënave janë rreth 41 mijë persona që ...
SERBI- Kristofer Hill, një diplomat dhe ekspert amerikan me përvojë mbi situatën në rajon, do të marrë përsipër detyrën e ambasadorit të ri amerikan në Serbi.Si...
SHBA – Incidenti ndodhi gjatë orëve të para të së dielës, jashtë Portës A-37 të terminalit të Aeroportit të Denverit, SHBA.Sipas Dailymail, një grua u kap...