Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Puthi skenën e Teatrit Kombëtar, pendohet regjisori Budina: Bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva
27 Korrik 2019, 16:25Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË- Regjisori Edmond Budina ka folur lidhur me gjestin e tij brenda Teatrit Kombëtar, ku u përkul edhe puthi skenën.
Në fjalën e tij tek “Kjo Javë”, Budina e cilësoi gjestin e tij si një budallallëk por që tashmë kishte kaluar.
“Kisha shumë kohë pa hyrë në Teatrin Kombëtar dhe ishte instiktive puthja e skenës. Ajo aroma e teatrit, ndjeva pluhurin e skenës. Të gjitha vitet e mia të kaluara në teatër, rreth 20 vite. Ne ishim çdo natë në teatër, në atë skenë. Kjo ndjesi më erdhi në atë moment dhe desha të respektoja ata njerëz që e kanë bërë atë skenë të shenjtë. Pa ekzagjerim të them, më ka ardhur në mendje të themi një nga themeluesit e teatrit, një aktor i shkëlqyer, Naim Frashëri, aktor me zë të shkëlqyer, shpirt të madh. E kam pasur edhe udhëheqës diplome dhe në atë kohë vdiq, por ruaj kujtime. Më vinin në mendje dhe shumë të tjerë. Me të gjithë kam punuar, jam ndjerë si në shtëpinë time. Ata njerëz i kanë dhënë shpirt asaj skeme, ndaj dhe ajo përkulje ishte për ta. Shpirtrat e tyre unë i ndjej dhe kjo më shtyu të bëj atë gjest. Ai moment për mua ishte … bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva”, u shpreh Budina.
Ende vijon rezistenca e artistëvete Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në kuadër të luftës kundër informalitetit, tatimet prej disa ditësh po vijojnë të monitorojnë punën në terren.Kryeministri Edi Rama ka postuar në F...
DIVAJKË– Një i ri akuzohet se ka përdhunuar kushërirën e tij të mitur në Divjakë. Personi i cili ka përdhunuar kushërirën e tij 16-vjeçare është arr...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar parashikimin e motit për këtë fundjavëe.Sipas IGJEUM, sot pasdite nuk pr...
TIRANË- Rezistenca tek Teatri Kombëtar vijon ende dhe artsitët kanë zgjedhur që sot të bëjnë diçka ndryshe. Ata do të rihapin skenën me shfaqen “Mar...
TIRANË- Është koha e duhur për pushime, por jo për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët do të qëndrojnë në detyrë edhe gjatë muajit gusht.Shtat...
TIRANË– Aktorti Romir Zalla ka reaguar për shembjen e godinës eksiztuese të Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, aktori shkruan se ka mbi n...
TIRANE– 1 ditë më parë Ministria e Brendshme ka shpallur tenderin e hapur ndërkombëtar të Uniformave dhe pajimeve per Policinë e Shtetit. Dikasteri në fjalë par...
GJERMANI- Gazeta gjermane Deutsch Welle ka reaguar për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për të cillin pati edhe përplasje mes artistëve, prote...