“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë (EMRI)
28 Shkurt 2022, 09:03Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KUÇOVË – Një 29-vjeçar u kap nga policia e Beratit pasi qëlloi me kallashnikov në ajër. 29-vjeçari Fabian Brisku u ndalua në banesën e tij pasi policia mori informacione për ngjarjen e ndodhur. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti armën kallashnikov, një granatë dhe disa fishekë. Materialet iu gjetën në oborrin e shtëpisë.
NJOFTIMI I POLICISË: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.
Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat.
•Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori. •Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.
Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA”, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER– Kontrollet e befasueshme në burgun e Fierit kanë gjendur mjete të paligjshme brenda qelive. Mësohet se kontrollet kanë ndodhur në godinën e paraburg...
LONDËR- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer për jetën e saj private dhe gjithashtu ka folur për Shqi...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaꞔka, deklaroi të dielën në mbrëmje, 27.02.2022 mbylljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë për avionët rusë. ...
TIRANË– Shqipëria ka ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë kur jemi në ditën e katër të pushtimit të Ukrainës. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Pun...
SARANDË-Dy inspektorët e IMT në Sarandë, Martin Arapi dhe Nertion Jano janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Dy inspektorët dyshohet...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillimet më të fundit që vijnë nga Ukraina. S...