LIVE UPDATES
Aktualitet

“Qëllova dy herë, por nuk e di…”/ Enigma e pistoletës që u gjet pas vrasjes së Klodianit, polici dëshmon çfarë i t

17 Dhjetor 2020, 07:33 Nga DOSJA
“Qëllova dy herë, por nuk e di…”/ Enigma e

TIRANË– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës, Admir J. ka treguar se si ka kontrolluar për uniformën dhe për armët, njësitë e Shqiponjave para se të dilnin në shërbim natën që u vra Klodian Rasha.

Këtë rrëfim e ka rimarrë prokuroria e cila po e heton ngjarjen duke përjashtuar tërësish Policinë e Shtetit nga ky proces. Por ja se çfarë ka deklaruar polici Admir J.

Në orën 01.09 isha në lëvizje pranë Presidencës dhe kam dëgjuar në radio punonjësin e policisë Erion Gj. I cili kërkoi ndihmë pasi një mashkull me gjatësi rreth 1.70 cm, me tuta të zeza, dhe xhup gri u ishte larguar pas thirrjes së tyre dhe iu janë vënë në ndjekje, pranë vendit të quajtur Karurant Kupola, në rrugën Dritan Hoxha. Menjëherë kam urdhëruar me radio shërbimet e patrullave të policisë që ti shkonin në ndihmën. Pas një minute patrulla e policisë Shigjeta 5, më raportuan në radio se kishin mbërritur në rrethrrotullimin e Zogut të Zi dhe i kërkuan sallës së komandimit adresën më të saktë se ku ndodheshin dy punonjësit e policisë Erion Gj. Dhe Nevaldo hajdaraj, të cilët kërkonin mbështetje pasi ishin në ndjekje të personit. Më pas punonjësi i policisë Erion Gj raportoi se ndodheshin diku te Shkolla e Partisë në afërsi të drejtorisë së doganave. Në vijim Rrioni i kërkoi me radio sallës së komandimit një ambulancë, por as mua nuk më tregoi arsyen pse e kërkonte ambulancën. Unë isha në lëvizje në drejtim të tyre dhe kur kam arritur në rrugën Dritan Hoxha, kam konstatuar mjete policie dhe motora policie përballë një dyqani pjesësh këmbimi. Sapo mbërita aty kontaktova me punonjësen e policisë të Shqiponjave…A.P e cila më tha…komandat është përdorur arma nga punonjës policie. Iu afrova punonjësve të policisë që ishin rreth 20 metra më tutje dhe konstatova se në tokë gjendej një person mashkull, për të cilin në atë çast ka mbërritur një personel mjekësor me autoambulancë dhe e mori për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe u drejtua për në spitalin ushtarak. Pyeta punonjësin e policisë Erion Gj dhe më tha se kolegu i tij, punonjësi i policisë Nevaldo Hajdaraj kishte përdorur armën e tij pistoletë të shërbimit duke qëlluar personin që kishin në ndjekje pasi ishte rrezikuar nga ai, person i cili ishte pikërisht ai që gjeta në vendin e ngjarjes. Iu afrova punonjësit të policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më tha se kishte shtënë me armë ndaj personit në fjalë gjatë ndjekjes pasi ishte ndierë i rrezikuar nga ai. Njoftova sallën e komandimit dhe shefin e sektorit në lidhje me ngjarjen. Pasi e pyeta se ku e kishte armën e tij pistoletë të shërbimit, Nevaldua më tregoi se e kishte në vendin ku mbahet arma dhe tha se e kishte me fishek në folenë e fishekut. Ai më tregoi se kishte qëlluar dy herë në drejtim të këmbëve, por nuk dinte se ku e kishte kapur plumbi atë person. Të dy punonjësit e policisë Erion Gj. Dhe Novaldi Hajdaraj më dorëzuan armën e tyre pistoletë të shërbimit në gjendjen siç ishin në ato çaste. Kam ndejtur me ta duke i kërkuar të qetësoheshin dhe i kam marrë me veshte për në ambjentete e drejtorisë së policisë. Në njësinë që unë drejtoj në gjendje punë është vetëm një kamera trupi dhe punonjësit e policisë Erion Gj. Dhe Novaldo hajdaraj nuk kanë patur kamera trupi. Ju sqaroj se kamerat e trupit që policët kanë patur në pajisje, u janë dëmtua dhe janë dorëzuar në magazinë. Nuk mbaj mend orën e ngjarjes, kam urdhëruar patrullën e policisë Shigjeta që të kontrollonin intenerarin e ndjekjes së personit nga punonjësit e policisë, për evidentimin e ndonjë sendi të kundraligjshëm. Pas disa minutash punonjësi i policisë Fajton A. Më njofton me telefon se kishte gjetur një armë zjarri tip pistoletë në rrugë në afërsi të Drejtorisë së Doganave. Menjëherë kam raportuar në Drejtorinë e policisë në lidhje me sigurimin e punonjësve të policisë Erion Gj. Dhe Novaldo hajdaraj. Edhe patrulla e policisë Shigjeta 5 nuk kanë patur kamera individuale trupi për mungesë të tyre.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:40

TIRANË– 10 mijë punonjës dhe ish punonjës të transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe të shërbimit taksi, do të marrin 10 mijë lekë ndihmë para Vitit të...

Aktualitet 16 Dhjetor 2020, 21:16

TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino është pë...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd