Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Këshilli i Ministrave pritet të miratojë këtë javë projektvendimin për shtytjen e afatit të deklarimit të regjistrit të pronarëve përfitues për në 30 qershor, nga 31 marsi, që është afati fillestar i përcaktuar me ligj, bënë të ditur për Monitor burime nga qeveria.
Drafti është aktualisht në shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë, pasi ndryshimi i afatit, që është rrjedhojë e përcaktimeve në ligj, nuk mund të bëhet vetëm me një VKM të thjeshtë, por kërkohet miratimi nga Kuvendi.
Kjo shtyrje vjen si rrjedhojë e ankesave të shumta të Shoqatave të biznesit që shprehën shqetësimin lidhur me problematikat që po hasnin në deklarimin e pronarëve përfitues, sidomos ata që ishin të huaj. 11 Dhoma Tregtie dhe Shoqata Biznesi, kryesisht të huaja, i dërguan në fillim të marsit një shkresë ministres së Financave, Anila Denaj, dy komisioneve parlamentare dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku kërkonin shtyrjen e afatit për deklarimin e të dhënave të pronarëve përfitues.
Sipas draftit, që iu është dërguar shoqatave të biznesit për mendim, parashikohet që të bëhet një ndryshim në Vendimin nr. 1088, date 24.12.2020 “Për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të regjistrimit dhe publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente dhe nga subjektet e detyruara”, i cili përcakton se “Subjektet raportuese ekzistuese regjistrojnë të dhënat për pronarët e tyre përfitues brenda 60 ditëve kalendarike nga Krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues, por jo më vonë se data 30.06.2021”.
Një tjetër shqetësim i ngritur në kërkesën e bizneseve ishte zgjatja e vlefshmërisë së dokumenteve me origjinë të huaj deri në 90 ditë (nga 1 muaj që parashikon ligji aktual) pasi, sipas tyre është e vështirë që një subjekt i huaj të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm në vendin e origjinës, ta apostilojë, përkthejë zyrtarisht në gjuhën shqipe dhe ta noterizojë në një afat kaq të shkurtër.
Vendimi i ri i qeverisë pritet që të adresojë dhe këtë problematikë. Sipas draft vendimit, Pika c, e kreut III, “Dokumentacioni dhe forma e kërkuar”, ndryshon si vijon: “Dokumentacioni i përcaktuar në pikat “i”. “i” dhe “iv” të germës “a” duket të jetë hartuar jo më vonë se 90 dite kalendarike nga data e aplikimit për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarit përfitues, të subjekteve raportuese”.
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) bën të ditur se në total janë rreth 55 000 subjekte (subjekte tregtare dhe OJF), të cilët kanë detyrimin e regjistrimit të pronarit përfitues. Gjoba e parashikuar në rast të mos aplikimit është 500 mijë lekë (rreth 4 mijë euro).
Detyrimin për të bërë këtë deklarim e kanë edhe gjithë subjektet apo organizatat jofitimprurëse, që janë në status pasiv dhe përjashtohen vetëm subjektet e çregjistruara.
Objekt i deklarimit nuk janë vetëm personat fizikë.
Ligji për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”, i cili ishte një kërkesë e Mekanizmit Europian Moneyval me qëllim luftën kundër pastrimit të parave, është miratuar në gusht 2020, ndërsa udhëzimi që rregullon funksionimin e tij, në dhjetor 2020. Ligji, që synon të bëjë transparencë mbi aksionerët e subjekteve të ashtuquajtura offshore (me pronar të panjohur) parashikonte një muaj kohë për krijimin e Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP), deri më 31 janar, proces që u realizua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Pas krijimit të regjistrit, subjektet raportuese kanë 60 ditë afat për të regjistruar pronarin/ët përfitues. Por, ky proces po has vështirësi të shumta, që nga funksionimi i platformës deri te paqartësitë teknike për pronarin përfitues të OJF-së, koha e nevojshme për sigurimin e dokumentacionit për investitorët e huaj, identifikimin e kompanive të huaja që janë listuar në bursa të ndryshme, por dhe kompani që pronari përfitues nuk është një person fizik, por një shtet i huaj. Si rrjedhojë, bizneset kanë kërkuar shtyrjen e tij, për më tepër që marsi përkon dhe me dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore, duke shtuar ngarkesën për financierët.
Pronar përfitues, sipas ligjit, është individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit, përmes pronësisë direkte ose indirekte të 25% ose më tepër, të: aksioneve/kuotave; pjesëmarrjes në kapitalin e subjektit; të drejtave të votimit; ose përfiton nga transaksionet e kryera nga subjekti në emër të tij.
Marre nga Monitor
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vje&ccedi...
Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 2019, kurse Shqipëria hyn në mesin e vendeve me treguesin më të dobët të indeksit të fertilitetit në k...
Agresiviteti i pandemisë Covid-19 mbajti nën presion udhëtimet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë edhe në muajt e parë të këtij viti, por rritja e vizitorëve ...
Gjatë fazës së parë të lulëzimit të investimeve në ndërtim, praktika e hipotekimit në karabina ishte përdorur nga bankat si mekanizëm garancie për kreditimin e ...
Personat me Aftësi të Kufizuar, sipas Censusit të vitit 2011, janë në total 173,600 persona, që në gjuhën e zgjedhjeve përkthehet me të paktën 7 mandate deputet...
Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit. Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga ...
Parlamenti ka shtyrë afatin e rritjes progresive të vlerës minimale të dëmeve, në variantin përfundimtar të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e tr...
Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit buxhetorë, duke ulur të ardhurat e rritur shpenzimet dhe zgjeruar deficitin buxhetor. Sipas treguesve fiskale të Ministr...
Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturi...
Njerëzit mund të kenë nevojë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën sociale për disa vjet derisa të kthehemi në normalitet, ka parashikuar një epidemiolog kr...