LIVE UPDATES
Aktualitet

“KÇK!” Çohet në SPAK gjyqtarja Klorinda Çela, Manja: Prona e shtetit doli me barrë

28 Dhjetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
“KÇK!” Çohet në SPAK gjyqtarja Klorinda

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar gjyqtaren e Tiranës, Klorinda Çela, e cila u denoncua nga vetë kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, ministri Manja tha se gjyqtarja ka marrë një vendim duke u ndikuar në interesa jo profesionale duke bllokuar investimet e qeverisë, vetëm pak ditë para se të shkarkohej si pasojë e procesit të Vettingut.

Për çfarë vendimi bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për pronën te Liqeni, te Garda e Republikës, ku sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja kjo pronë ishte planifikuar që t’i vihej në shërbim të fëmijëve për ndërtimin e Teatrit të ri të Kukullave, duke mos e prekur godinën e vjetër. Ministri Manja sqaroi me detaje se prona që i përket shtetit, mbi të cilën do të ndërtohej Teatri i ri i Kukullave i është kaluar një subjekti privat në mënyrë të paligjshme me vulën e Çelës. Sipas ministrit, kjo gjë është bërë me mjaft nxitim nga gjyqtarja të cilën ai e konsideron si pjesë e ‘kap ça t’kapësh’, pa praninë e palëve dhe vetëm pak ditë para se të shkarkohej nga detyra. 

“Haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare, një nga objektivat e reformës në drejtësi ishte që ato gjyqtarë të larguar nga vettingu që kanë mospërputhje mes të ardhurave dhe pasurisë, të shkojnë në SPAK e Gjykata të marrin dënimin nga drejtësia, deri më sot nuk ka ndodhur, asnjë nuk është ndëshkuar nga drejtësia, nëse nuk llogarisim Llallën. Kjo është një kërkesë jo vetëm e popullit, por edhe e SHBA-BE. Unë jam me avokatin e shtetit, për të informuar publikut me një rast skandaloz të abuzimit me detyrën e gjykatësit, gjykatësja K.Ç, në gjykatën civile të Tiranës ka lënë të shkruar në formën e një thirrje nga drejtësia vendimin për të marrë peng fëmijët e kryeqytetit dhe me fëmijët e tyre, që qeveria i ka premtuar një qendre të re, me teatër kukullash, në hyrje të Liqenit të Tiranës, te Garda e Republikës, spostimi i gardës dhe hapja për fëmijët dhe bibliotekës, bëhet fjalë për një truall të shtetit, janë përgatitur projekt idetë për fillimin e saj, mirëpo gjykatësja K.Ç ka pasur një mendim tjetër, kur aspo ministria bëhet gati të nis punën, prona e shtetit na del me barrë. pala paditëse në tejkalim të asaj që i kalon me ligj kërkon masa sigurimi deri sa të shqyrtohet në themel, kundër ishte avokatura e shtetit, këshilli i ministrave, ministria e kulturës, gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën, përcaktoi si datë 18 nëntor 2021, për zhvillim seance normale ku do të thirrej dhe ministria e kulturës, gjyqtarja i njoftoi të gjithë për këtë datë, ndërkohë që bëheshin gati për këtë seancë, në 21.10.2021 gjykata disponoi një vendimarrje për sigurim padie pa palët. Nuk gjykohet se ishte një vendim i ngutshëm pa praninë e palëve, në këtë logjikë nuk ka ndodhur asnjë fakt i ri që do justifikonte ngutjen e vendimit, palët po përgatiteshin duke grumbulluar prova dhe fakte, ndodhen përpara një vendimmarrje pa praninë e tyre, ky absurd ka ndodhur kur gjykatësja do të dilte në vetting, që në fund e shkarkoi se nuk justifikonte pasurinë. Pra, njoftohet nga KPK që do hynte në vetting, sapo mori dijeni, nxiton dhe në 21.10.2021, pra një ditë para vendosi në mënyrë të njëashme të marrë sigurim padie duke cenuar shtetin, veprimet e saj të kryera një javë para se të shkarkohej nga vettigu, për ne janë haptazi të marra sipas parimit, kap ca të kapësh, njësia anti korrupsion, dhe avokatura e shtetit i kërkojnë SPAK fillimin e menjëhershëm të hetimeve për këtë gjykatëse që ka dhënë një vendim flagrant, në kundërshtim me ligjin, skandaloz me interesin publik,”- tha Manja.

Ç’deklaroi Rama?

Kryeministri Edi Rama denoncoi më 24 dhjetor gjyqtaren e Tiranës duke mos i pëmendur emrin. Rama deklaroi se ka prokurorë dhe gjyqtarë që marrin vendime të paligjshme edhe kur nuk kanë kaluar procesin e vettingut si dhe i bëri thirrje SPAK që ta thirrte gjyqtaren në fjalë.  Klorinda Çela e cila është shkarkuar në datën 27 tetor të këtij viti nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të shkeljeve pasurore të saj.

Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri Kombëtar për Fëmijë (TKF) ose siç quhet ndryshe Teatri i Kukullave ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar. Më pas, kjo godinë prej 60 vitesh funksionoi si Teatri i Kukullave. Dosja.al raportoi në fund të muajit shtator të këtij viti se kjo godinë do të kthehej në muze, kurse fëmijët do të kishin një ambient të ri ku do të shijojnë shfaqjet me kukulla.

Ministria e Kulturës hapi dhe një tender me procedurë “shërbim konsulence” dhe me objekt “hartim projekti për ndërtimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Fondi për këtë tender ishte 41 666 667 lekë të reja pa TVSH dhe në dokumente shkruhej se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë.

(a.b;f.m/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kallezohet ne spak klorinda cela klorinda çela ulsi manja edi rama kallezohet ne spak klorinda cela klorinda çela ulsi manja

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen