Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Rama i bën thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndërprisni grevën, jam i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbash
19 Tetor 2020, 08:57Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje publike për naftëtarët e Ballshit të cilët janë në grevë urie prej ditësh. Rama shkruan në Twitter se greva është e panevojshme e se është i gatshëm që të ulet dhë të bisedojë me ta.
Ai kërkon që të ndërpritet greva dhe të mos vazhdohet me presione dhe ultimatume pasi kjo nuk funksionon në asnjë familje.
‘U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!’- shkruan Rama.
Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie prej ditësh ndërkohë që në 5 ditët e fundit, kanë qënë gratë naftëtare të uzinës që janë ngujuar duke e vazhduar grevën. Gjendja e tyre shëndetësore shfaqet problematike. Ato kërkojnë pagat e tyre të cilat kanë muaj pa iu dhënë, si dhe duan të rifillojnë punën në uzinë. Pranë tyre kanë shkuar deputetë të ndryshëm të Partisë Demokratike, vetë kreu Basha, ndërkohë që pak minuta më parë erdhi dhe reagimi i kryeministrit Rama.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në emisonin “Abc e Mëngjesit” në Abc News se qeveria Rama bllokoi planin e demokratëve për trajtimin e mbetjeve...
TIRANE– Ashtu sikurse e ka pranuar dhe vetë kryeministri Edi Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus. Duket se dhe në sport Rama është në kah të kun...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës për mediat, fillimisht Presidenti i Republikës Ilir M...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demoratike Albana Vokshi ka denoncuar se qeveria nuk po merr asnjë masë për përhapjen e COVID-19 në shkolla. Gjatë një dekl...
TIRANË- Ditën e nesërme, rreth orës 11:00 ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të mbërrijë në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Fillimish...
TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjur kryeministrit Edi Rama për çështjen e inceneratorëve. Nëpërmjet...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar shifrat e sistemit të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve, të cilat nga viti 2013 e ...
TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se pasuria e tij është e deklaruar që në vitin 2005 dhe çdo gjë është publike, ndaj ftoi kr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Abc e Mëngjesit” edhe për PPP-të dhe koncesionet që sipas tij janë aferra korruptive. Ba...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Abc e Mëngjesit” se nuk do të komentojë kurrë garën presidenciale në Shtet...