Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Bilanci 2021, Rama: Hetim për pagat fiktive! COVID? Vjen vala e re
30 Dhjetor 2021, 10:04Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarët paraditën e sotme, ku dhe ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas. Kryeministri gjatë fjalës së tij foli për çështjet dhe problematikat kryesore në vend, duke nisur nga rrjedhja e pagave dhe duke përfunduar te kundërshtarët politikë. Për rrjedhjen e pagave, Rama u kërkoi sërish falje qytetarëve duke u shprehur se më datë 9 janar në vend do të mbërrijnë ekspertë kibernetik nga SHBA-ja për të nisur hetimet për ngjarjen por edhe për të përforcuar sistemin në vendin tonë. Në lidhje me pandeminë kryeministri u shpreh se me variantin Omicron duhet të kënë kujdes, por u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë plan për të ashpërsuar masat anti-Covid.
Sa për procesin e rindërtimit, Rama shtoi se deri më tani probleme janë hapur në Laç si dhe në Vorë. Ndërsa për tu futur në krizën energjitike që ka mbërthyer vendin, ai tha se e kishte paralajmëruar. Për ndihmat që i dha Kosovës, kryeministri tha se nuk janë shumë por me mundësitë që kanë do t’i vihen në dispozicion vendit fqinj.
Në konferencën e kryeministrit nuk kishte se si të mungonte as ironia për situatën politike në vend, të cilën ndër të tjera e quajti katraurë politike me të cilën nuk do të përzihet. Për konfliktin në selinë blu, Rama i quajtu ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe kryedemokratin Lulzim Basha si dy të hallexhinjë që po e kthejnë hallin e tyre në të shqiptarëve.
Rama gjithashtu paralajmëroi të gjithë deputetet që kanë probleme më ligin, duke u thënë se PS-ja nuk do të kthehet në mburojën e tyre personale, ndërkohë që nga ana tjetër i doli në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj për makinën Maybach, e cila thuhet se është e tij. Rama u shpreh se makina është parkuar para bashkisë nga një qytetar tjetër, por nuk dha arsye se përse duhej të parkohej ajo makinë para bashkisë së Tiranës.
Për projektet e mëdha, kryeministi tha se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në verën e vitit ta ardhshëm, ndërsa për portet tha se puna do të nisë në janar pasi të jenë mbyllur të gjitha procedurat. Por për aeroportin e Sarandës, ai theksoi se do të hapet edhe një herë gara për tenderin, pasi të mëparëshmet kanë qenë të pasukseshme.
TIRANË– Viti 2021 ishte një nga më të bujshmit në sferën politike, por nëse mendoni se e kemi fjalën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, jeni g...
TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se E. A...
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5482 testime, 617 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 284 të shëruar në 24 orët e funditMinistria e Shëndetësisë i bën a...
VLORË – Një fluks i madh automjetesh është krijuar ditët e fundit në Vlorë ku shumë emigrantë janë kthyer në vendlindje për të festuar me familjet e ...
TIRANË– Shqipëria ka hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi në vend qarkullojnë dy variante të Covid, “Delta” dhe “Omicron”, virusi i gri...
TIRANË – Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 9 të arrestuarit, të cilët akuzohen për abuzimin me tender...
SHBA– Raporti Botëror i Lumturisë 2021, i lëshuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përqendrohet në efektet e COVID-19 dhe ...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri apel qytetarëve që të respektojnë protokollet shëndetëore për festën e ndërrimit të vitev...