“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Rama: Rritje stratosferike të çmimit të hashashit në botë, ka rënë ndjeshëm prodhimi në Shqipëri
8 Tetor 2021, 21:23Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike të çmimit në tregun e zi ndërkombëtar. Kreu i qeverisë tha se në një raport flitet për rënie drastike të kultivimit të hashashit edhe në Shqipëri.
“Ajo që pashë në raportin e fundit është që ka një rritje katastrofike të çmimit për shkak se s’ka prodhim, ka rënë prodhimi. Në një nga raportet e fundit, në anën tjetër të detit. Është rritur shumë çmimi sepse ka rënë prodhimi.
Flasim për pjesën që lidhet me Shqipërinë. E kam parë me një nga raportet sepse llogarit që ka kaq kohë që nuk ka më kapje nga policia italiane për shkak se ka rënien drastike të kultivimit. Ky është lajm shumë i mirë sa më takon mua, sa të takon ty, nuk është lajm i mirë sepse do lajmet e këqija.
Flasim për shitblerjen që ndodh në tregun ndërkombëtar. S’flasim për Shqipërinë se këtu nuk ka indeks. Është një raport që flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Natyrisht kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë”, tha Rama.
Marrë nga tvklan.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Lirë” në Tv Klan ka përmendur një shprehje të gjyshes së tij që ka të bëjë me mllefin dhe shprehet se nuk ka asnjë ar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë d...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Shqipëria nuk do të mbetet pa drita nga kriza energjitike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryemini...
I pyetur për Foltoren e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është e rëndë dhe për të ardhur keq.Arian Çani...
Kryeministri Rama i ftuar në “Zonën e Lirë” në Tv Klan ka treguar se kriza e energjisë e cila ka prekur gjithë botën do jetë agresive deri në Qershorin e vitit ...