"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama si drejtor shkolle! Futet klasë më klasë dhe merr në pyetje nxënësit për notat: Qënke këput! Ngrije pra içik nive
16 Dhjetor 2020, 19:30Nga DOSJA
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot për inspektime në shkollën e rindërtuar në Shkafanë të Durrësit. Ashtu siç bën në çdo vizitë në shkolla, ku ose luan basketboll, ose pyet nxënësit për nota, numri një i qeverisë ka zgjedhur që të bëjë këtë të fundit.
Si drejtor shkolle, ka hyrë në çdo klasë duke i pyetur nxënësit një më një sesi janë me notat. Disa herë ka qënë i kënaqur me përgjigjet e tyre, ndërsa herë të tjera jo.
Biseda e Ramës me nxënësit:
Rama: Iu pëlqen shkolla e re? Më e mirë se ajo që kishit? Hë pse qesh ti? Si je me mësimet, ke kap ndonjë 5 kështu apoo?
Nxënësi: Jam me 8-ta.
Rama: Te 8? Po përse nuk flet ta bësh 9-të, ta bësh 10-të, se qenke edhe alamet çuni. Se kur të pashë mu duke si me 5-sa, po të paktën te 8-ta mirë. Bëj shaka po forca.
Pastaj kryeministri Rama futet në një klasë tjetër ku i bën të njëjtën pyetje edhe nxënësve të tjerë, duke mos hequr dorë nga pyetjet për notat.
Rama: Po mësoni biologjinë? E vështirë biologjia? Me notat mirë? Shumë mirë sa?
Nxënësja: Me 7-ta.
Rama: Aaa qenke këput, po ngrije pra içik nivelin, ngreje. Mëso pak më shumë, merr shembull nga gocat. Gocat janë për t’u marrë shembull.
(k.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Një muaj pas dorëzimit të kallëzimit nga Taulant Balla për privatizimin e ish Kompleksit Sportiv Partizani, që socialistët e kanë quajtur si...
TIRANË– U dëshën 6 ditë nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që kryeministri Edi Rama të publikonte emrin e pasardhësit të tij. Kr...
TIRANË– Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare në vend, si kryetare e përkohshme e shtetit të Kosovës. Në...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integim ka folur së fundmi lidhur me situatën aktuale politike të vendit, ku nuk ka lënë pa përmendur ed...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konerencë për shtyp së bashku me homologen e tij të Kosovës Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje kësaj të fundit që të bashk...
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se asocacioni ikomunave me shumicë serbe i është paralajmërimi i një ndarje më të thelluar. Në një kon...
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka pranuar se do të mbështesë vendin tonë në mbrojtjen e lumit Vjosa, ka ftuar Metën që të vizitojë Kosov...