Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këshilli Bashkiak i bashkisë Fushë-Arrëz miratoi sot në unanimitet emërtimin e një rruge në territorin e saj, me emrin “Revolta e Qafë Barit”. Ky vendim erdhi pas iniciativës së Fondacionit Kujto.al dhe z. Agron Shehaj, themelues i këtij fondacioni.
Vendimi u mor në prag të 35 vjetorit të kësaj revolte, 22 maj 1984, ku për herë të dytë pas asaj të Spaçit 21 Maj 1983, të burgosurit politikë u ngritën kundër sistemit komunist.
Këtë emër do të mbajë rruga që lidh rrugën nacionale, me kampin famëkeq të Qafë Barit, ku vuajtën dënimin në punë të rëndë në minierë, qindra të burgosur politikë, nga viti 1983, deri më 1991.
Me nismën e Fondacionit Kujto.al dhe mbështetjen e Bashkisë Fushë-Arrëz, do të vendoset edhe një memorial përkujtimor për të nderuar vuajtjen e të dënuarve politikë dhe atyre që u pushkatuan pas revoltës ose vdiqën nga puna e rëndë dhe torturat.
Përfaqësuesi i Fondacionit Kujto.al, studiuesi Erald Kapri, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Fushë-Arrëzit, tha se revolta e Qafë-Barit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në përpjekjen e shqiptarëve për të kundërshtuar dhe rrëzuar diktaturën komuniste.
“Ngritja e memoralialit, bashkë me dhënien e një rruge emri “Revolta e Qafë Barit”, është një moment i rëndësishëm kujtese për komunitetin e bashkisë së Fushë-Arrëzit, por edhe për gjithë shqiptarët. Kjo iniciativë i hap rrugën ruajtjes dhe konservimit të burgut, për t’u kthyer në një vend peligrinazhi për të kujtuar të kaluarën e dhimbshme, por edhe forcën e madhe të të dënuarve që guxuan të ngrihen kundër dikaturës”, u shpreh Kapri.
Më 22 maj 2019, do të mbahet një pelegrinazh me ish të dënuarit politikë të këtij kampi, të organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Fondacioni Kujto.al dhe shoqatat e të përndjekurve politikë. Gjatë këtij aktiviteti, do të përurohet edhe memoriali për revoltën e Qafë Barit.
Marrë nga Kujto.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Në Gjykatën e Krimeve të Rënda sot është zhvilluar seanca kundër Marjana Çmeta, e cila akuzohet për vrajsen e vjehrrës së saj.Në seancën e s...
Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës te stacioni i Trenit. Mësohet se një lokomotivë e trenit ka aksidentuar një 16-vjeçar, i cili pas tre ...
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga Rama, i cili tha se “të gjithë ata që do prekin kutitë e vo...
Vjenë-Raporti i ri i publikuar të hënën në Vjenë nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional identifikon vende në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovi...
ITALI- Një konflikt mes dy familjesh në Itali, njëra prej tyre shqiptare dhe tjetra italiane, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënav...
Tiranë- Për ish-komandon grek Eftimius Eftimiu i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj tij. Ditën e sotme seanca u shty s...
Fier- Banorët janë ankuar se nuk kanë marrë dëmshpërblim nga projekti TAP. Ata janë ankuar se nuk kanë marrë asgjë nga ky projekt dhe pse tokat e tyre janë shfr...
TIRANE- Shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, Ismail Kadare ka mbledhur sot në ambientet e një bari në Tiranë, disa nga fëmijët që janë pjesë e jetimoreve në...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë sot në gjykatën e Tiranës ku ka pasur gjyqin me deptueten e Partisë Socialiste, Klotild...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka qenë sot në gjykatën e Tiranës ku ka pasur gjyqin me deptueten e Partisë Socialiste, Klotild...