LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Saimir Pirgut i ndodh e papritura në operan e Vienës, rrëshqet në skenë dhe dëmton këmbën

21 Dhjetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Saimir Pirgut i ndodh e papritura në operan e Vienës, rrëshqet

AUSTRI- Asnjëherë s’e dimë çfarë heqin artistët për të sjellë në skenë një vepër operistike apo teatrale. Gjërat duken kaq të bukura kur i shohim sa ndonjëherë na duket punë e thjeshtë të aktrosh, të këndosh apo të hiqesh sikur je mirë gjatë rolit. Dje isha në shfaqjen premierë të “La Boheme” në Operën e Vjenës ku personazhi kryesor ishte Saimir Pirgu dhe ndodhi diçka e komplet e papritur.

Duket sikur Saimiri jeton në Vjenë sepse ka shfaqje të shpeshta këtu. Por në fakt kjo është hera e dytë që vjen për sivjet pasi ka bredhur gjithë globin nga Los Angelos, Australi dhe Kinë. Salla ishte e mbushur superplot me sy kureshtarë që prisnin çfarë do të ndodhte. Biletat ishin shitur që në gjysmën e këtij viti kur janë publikuar datat. “La Boheme” flet për historinë e dashurisë së Rodolfos që e luante Pirgu dhe Mimit nga Irina Lungu.

Të dy ishin komshinj e filluan të ndjejnë për njëri-tjetrin pasi Mimi shkoi në shtëpinë e Rodolfos për t’i kërkuar një qiri. Gjatë çdo momenti të shfaqjes Saimiri ishte në skenë pa pushim, përveç rasteve kur ndërrohej skenografia e duhej të ndërrohej. Gjatë gjithë kohës mendoja: si mund të mbajë mend njeriu aq shumë fjalë përmendësh? Përveç kësaj të lëvizë lart e poshtë e të këndojë në të njëjtën kohë? Nuk e di, por artistët meritojnë respektin tonë maksimal për punën e veçantë e tepër të lodhshme që bëjnë.

Gjatë historisë së dashurisë Mimi sëmuret dhe po rënkonte në krevat. Ndërkohë Rudolfo i shkretë i shprehte dashurinë duke i thënë fjalët që çdo femër do të donte të dëgjonte. Në momentin më kulminant të shfaqjes ndodhi diçka e papritur. Saimiri tek ecte me vrull drejt koleges së tij për ta përqafuar sipas rolit, i rrëshqet këmba në dysheme. Unë e pashë një lëvizje ndryshe, por s’e vura re fare me detaje. Mendova që ishte rënie dramatike e shkruar në skenar. Pashë se si Irina u çua nga krevati e u afrua pranë tij për ta mbajtur, sepse ajo e kuptoi që kolegu u vra. Asnjë nga ne s’e kapi që Saimiri ndrydhi këmbën ndërkohë që po këndonte e nuk iu drodh zëri në asnjë moment.

Shfaqja vazhdoi edhe për të paktën 15 minuta. Ai nuk dukej aspak që kishte dhimbje, e aktronte si normalisht. Pas shfaqjes doli dhe drejtori i “Staatsoper” për t’i dhënë një çmim të veçantë dirigjentit. U shtuan dhe 10 minuta të tjera.

Protagonistët e shfaqjes u rreshtuan para skenës duke dëgjuar fjalimet e lëvdatat që i bëheshin atij, përfshirë këtu Saimir Pirgun i cili nuk e jepte veten për atë që kishte ndodhur. Pas shfaqjes shkëmbejmë disa mesazhe e më thotë se ka ndrydhur këmbë. Nuk më besohej! Siç duket, në skenë ka patur pak ujë për shkak se në një rol personazhet po pinin e mund të ketë rrëshqitur diçka.

E takoj në prapaskenë ndërkohë që po e priste ambulanca e po e bënin gati ta merrnin për në spital. Të gjithë të shqetësuar për starin e mbrëmjes. Më erdhi keq që ai i cili na zbukuroi natën me performancën e tij, nuk ishte në terezi për të shijuar suksesin e vet. E bukura është se shfaqja “La Boheme” do të vazhdojë në Staatsoper në datat 22 dhe 25 dhjetor. Kështu që Saimirit i duhet të dalë përsëri në skenë e të performojë për rreth 2 orë e gjysmë, pavarësisht rrethanave. “Normal që kisha shumë dhimbje, por shyqyr shfaqja po përfundonte”-më përgjigjet. Kur e pyes nëse do të vazhdojë të jetë në skenë dy ditë pas lëndimit më thotë: “E ve në diskutim ti? S’ka si të jetë ndryshe.”,– më thotë. Me siguri do t’i duhet të performojë me një protezë te këmba.

Disa nga ju mund të thonë se ndrydhja s’është ndonjë gjë e madhe, po të ishte thyerje hajde de. Është që ç’ke me të kur je para 2300 shikuesve e duhet të hiqesh sikur çdo gjë e ke nën kontroll. Harrojmë ta llogarisim që artistëve edhe po t’u ndodhin shumë ngjarje negative pas skene, përballë nesh duhet të dalin të gëzuar për të na kënaqur neve si shikues. Prandaj herës tjetër kur të flasësh për ndonjë artist, mendoje dy herë e krahasoje me veten tënde. A do të dilje nga shtëpia me këmbë të ndrydhur, dhimbje barku, grip apo thjeshtë se nuk je në terezi atë ditë? Epo këtyre personave u duhet të dalin se s’bën. Saimirin do ta ndjek për kuriozitet në livestream të dielën, në faqen e Operës vetëm për ta parë nëse ka ndonjë ndryshim. Të jesh artist nuk është aspak e lehtë. Duhet të sakrifikosh veten për të tjerët, e kjo është një sakrificë që pas shumë vitesh punë përkthehet në sukses. Asgjë nuk ndodh rastësisht! Kushdo është aty ku është për një arsye.

(Marrë nga Dritare.net)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz demtohet saimir pirgu opera e vienes saimir pirgu demtohet saimir pirgu opera e vienes saimir pirgu


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë