LIVE UPDATES
Politike

Samiti i Sllovenisë/ Liderët e BE: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë pengon negociatat. Merkel s

6 Tetor 2021, 06:18 Nga DOSJA
Samiti i Sllovenisë/ Liderët e BE: Unioni është i

SLLOVENI– Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian janë mbledhur ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. Takimi duket se nuk ka pasur asnjë rezultat për zgjerimin! Ishte kancelarja në ikje, Angela Merkel, ajo që hodhi poshtë të gjitha “shpresat” për të caktuar një datë lidhur me  pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet,”– u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni. Sipas saj, vendosja e një afati do ta vendoste vendet e Bashkimit Europian nën presion, pavarësisht nëse kushtet nga vendet kandidate janë plotësuar ose jo.

Ndërkohë që pas takimit, të gjithë liderët dolën me një deklaratë ku thuhet se: BE-ja riafirmon mbështetjen e saj të qartë për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën evropiane, e cila është në interesin tonë strategjik reciprok dhe mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike. BE-ja konfirmon angazhimin e vet në procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra prej saj për këtë, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, kushtëzimi i drejtë dhe rigoroz dhe parimi i meritave të veta. Ne do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët për të çuar përpara transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit, duke njohur ndërkohë progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor. Ne kujtojmë gjithashtu rëndësinë se BE-ja të mund të mbajë dhe thellojë zhvillimin e saj, duke siguruar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj. Por sërish nuk ka një datë fikse për integrimin e rajonit të Ballkanit në unionin e BE-së. Kjo deklaratë u komentua me ironi nga kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se nuk i kishin marrë asnjë mendim, por nuk harroi të kërkonte ndihmë e mbështetje për nisëm e Ballkanit të Hapur. 

Por situata u përcoll ndryshe nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila doli në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kreun e shtetit të vendit mikpritës së samitit, Janez Jansa. Menjëherë pas takimit, palët dolën me një deklaratë të përbashkët me zotimet që liderët e BE-së kishin ndërmarrë, ku theksi është vënë tek perpektiva europiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  

Në fjalën e saj para mediave, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen doli me një mesazh të qartë: BE nuk është e plotë pa rajonin e Ballkanit Perëndimor! Ndërsa shtoi se Bashkimi Europian ka një plan 30 miliardësh për zhvillimin e rajonit, duke vënë theksin edhe tek një treg i përbashkët. Teksa kriza e energjisë ka prekur të gjithë botën, edhe Von Der Leyen nuk mund të rrinte pa e përmendur duke u shprehur se po bëhen përgatitje serioze për të dhënë disa orientime, ndërsa shtoi se ndikimet ishin në rang global.

Ndërkohë që jashtë vendit ku u mbajt takimi u dhanë edhe mesazhet e para nga vendet e tjera që morën pjesë në samit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se do të zhvillojë një takim me kancelaren në ikje, Angela Merkel e Presidentin Emmanuel Macron pasi ata do t’i japin një porosi atij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit tha se ka shpresë për sinjale për liberalizimin e vizave, dhe se Bashkimi Europian nuk është Europë pa Ballkanin Perëndimor. Ndërsa sa i përket dialogut tha se e vetmja zgjidhje është që Serbia të njohë Kosovën.

Përveç çështjes së negociatave, samiti i Brdos ka në fokus një sërë temash të tjera me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.

Por si është situata e integrimit të Shqipërisë në BE?

Vetëm pak javë më parë, agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm të BE-së, njoftonte se për shkak të shqetësimeve nga reagimet e shteteve anëtare, organizata nuk mund të bjerë më dakord për të dhënë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të rajonit, as në këtë Samit.

Sipas Reuters, BE-ja ka planifikuar të përsërisë në takimin e nivelit të lartë të ditës së sotme premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë për të dhënë “mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, por pa dalë në një asnjë marrëveshje konkrete. Shtetet e BE -së nuk kanë bërë të njohura pozicionet e tyre, por vendet e pasura si Danimarka, Franca dhe Holanda i druhen një fluksi migrimi dhe një përsëritjeje të siuatës së krijuar pas pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithçka u bllokua nga ‘vetoja’ e Bullgarisë. Madje Bullgaria u ka dërguar dhe një memorandum shpjegues vendeve anëtare të bllokut, i cili përbëhej nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

(f.m/d.a/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike charles michel samiti i brdos ne slloveni ursula von der leyen charles michel samiti i brdos ne slloveni ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend