LIVE UPDATES
Editorial

Samiti i Demokracisë së Biden-it dhe synimet e tij për të mposhtur autoritarizmin

16 Dhjetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
Samiti i Demokracisë së Biden-it dhe synimet e tij për të

Nga Elise Labott

Javën e kaluar, ndërsa Joe Biden ftoi rreth 100 liderë botërorë në Samitin Virtual për Demokraci, ai jo vetëm ngriti alarmin mbi valën në rritje të autoritarizmit, por e drejtoi diskutimin e tij në mënyrën se si duhet t’i kundërvihemi prapambetjes demokratike. Presidenti pranoi se samiti ishte më pak një plumb magjik sesa fillimi i një bisede globale se si të ndalohet kalbja e mëtejshme demokratike, një përpjekje për të “mbjellë terren pjellor që demokracitë të lulëzojnë në mbarë botën”.

Mirëpo, kritikët e hodhën poshtë samitin si një dredhi ideologjike (dhe cinike) për të përfshirë vendet në konkurrencën strategjike të Uashingtonit me Kinën, si dhe për të qetësuar fuqitë jashtë shtetit të etur për të parë udhëheqjen e SHBA-së në skenën botërore. Të dyja akuzat kanë merita.

Por, nëse SHBA nuk e mbledh demokracinë botërore, është e paqartë se kush mund ta bëjë këtë. Ngjarje të ngjashme në të kaluarën të mbajtura nga koalicionet globale, si OKB-ja dhe Komuniteti i Demokracive, thjesht kanë riafirmuar parimet demokratike pa krijuar vrull për veprime të mëtejshme. Dhe rrallë ka pasur një moment në të cilin ne kemi nevojë për një plan për të rikthyer erozionin e tij në mbarë botën.

Vitin e kaluar, grushtet e shtetit ushtarake kanë rrëzuar qeveritë në Sudan dhe Mianmar. Kuba ka nisur një goditje të dhunshme ndaj disa prej protestave të saj më të mëdha ndër vite dhe ka kufizuar kontrollin e internetit. Presidenti Alexandër Lukashenko i Bjellorusisë refuzoi të pranonte humbjen e tij në zgjedhje dhe rrëzoi me forcë një aeroplan që transportonte disidentë politikë.

Madje edhe kur liderët u mblodhën për samitin virtual, Rusia nisi një grumbullim masiv të forcave dhe armatimit të rëndë përtej kufirit të saj lindor me Ukrainën, mes shqetësimeve në rritje në Uashington dhe Evropë për një tjetër pushtim ushtarak në shkallë të gjerë. Këta janë vetëm shembujt më të dukshëm të demokracisë në rrezik.

Muajin e kaluar Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore zbuloi se më shumë se një e katërta e popullsisë së botës tani jeton në vende ku demokracia është në rënie. Organizata pro-demokratike ‘Freedom House’ vuri në dukje për 15 vjet më radhë një kthimi të vazhdueshëm demokratik, duke paralajmëruar se shkallët e lirisë globale tani po anojnë në favor të populistëve dhe diktatorëve të prirur nga autoritariteti, duke justifikuar represionin për të zgjeruar pushtetin dhe ndikimin e tyre.

Zbatimi i planit të nismave të shpalosura në samit, që nga luftimi i korrupsionit dhe dezinformimit, te forcimi i integritetit të zgjedhjeve dhe medias së pavarur, nuk do të jetë aspak i lehtë. SHBA-ja ka qenë gjithmonë më mirë në mbrojtjen e demokracisë sesa në mbështetjen e saj në veprim. As riafirmimi i parimeve demokratike, as këto propozime, nuk do të ndihmojnë shumë aktivistët demokratë në vijën e frontit në vende të tilla si: Kuba, Bjellorusia apo Ukraina, ku Uashingtoni në vend të kësaj ka favorizuar sanksionet kundër shkelësve anti-demokratikë në pushtet. Ose në Afganistan, ku 38 milionë afganëve u janë rrëmbyer 20 vjet demokraci, teksa talebanët rivendosin formën e tyre të ashpër të qeverisjes represive. Për ta, demokracia përfaqëson më shumë se një koncept, ajo përfaqëson një mënyrë jetese për të cilën ata vazhdojnë të luftojnë.

Problemet e Bidenit fillojnë në shtëpi. Presidenti e di se demokracia është produkt i një shoqërie të shëndetshme, në të cilën e drejta e votës, zgjedhjet e lira, media dhe gjyqësori janë të gjitha elemente kritike. Megjithatë, këta përbërës janë në mungesë në tokën mëmë. Një sondazh i fundit nga Qendra Kërkimore ‘Pew’ zbuloi se 85% e amerikanëve besojnë se sistemi i tyre politik “duhet të reformohet plotësisht” ose “ka nevojë për ndryshime të mëdha”, ndërsa të anketuarit në shumë vende thanë se shumica e qytetarëve duan ndryshime të mëdha ose totale. Duan reforma. Dikush mund të falet nëse shtron pyetjen nëse lideri i SHBA-së ka autoritetin moral për të organizuar një tubim të tillë, duke pasur parasysh rekordin e njollosur të vendit të tij, që nga kryengritja e 6 janarit në Kapitol Hill e deri te ligjet e reja që kufizojnë aksesin e votuesve në fletëvotim dhe legjislacioni i bllokuar për të drejtat e votuesve, viktimë e luftimeve politike.

Nevoja që SHBA të forcojë demokracinë e vet nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqet ta forcojë edhe atë jashtë vendit. Biden kishte të drejtë kur paralajmëroi liderët që merrnin pjesë në samit se bota është në një “pikë kthese në histori”. Popullatat po përballen me pabarazi në rritje dhe një ndjenjë pafuqie, shoqëruar me vështirësitë e shkaktuara nga pandemia globale dhe ekonomia botërore e lëkundur. Ata tani po pyesin nëse sundimi autoritar mund të sigurojë stabilitet. Kina, e paftuar në samit, publikoi dokumentin e saj informues që ofron sundimin e një partie si një formë alternative të qeverisjes.

Demokracitë e botës duhet të mblidhen, qoftë edhe vetëm për të ndaluar diktatorët e botës dhe mbështetësit e tyre, të cilët, siç përshkruan Anne Applebaum në ‘The Atlantic’, ndajnë një rrjet aktorësh sigurie, mediash dhe interesash financiare për të çimentuar sundimin e tyre shtypës. Dhe kampionët populistë si ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, janë të zënë me organizimin e aktivistëve të së djathtës ekstreme në të gjithë Evropën, disa prej tyre të financuar nga Rusia. Bindjet e tyre ngjajnë me ato të intelektualëve fashistë të viteve 1930 dhe gjejnë rezonancë me demagogët dhe autoritarët e sotëm. Duke pasur parasysh të gjitha këto erëra të kundërta, mbetet për t’u parë nëse samiti mund ta kthejë retorikën në veprim, veçanërisht kur shumë nga liderët që morën pjesë, si ata nga India, Iraku, Polonia, Brazili dhe Filipinet, janë akuzuar se ushqejnë vetë-prirje autoritare.

Pjesëmarrësit e samitit të demokracisë nisën kështu një ‘vit veprimi’, të cilin ata iu përkushtuan zbatimit të angazhimeve që morën. Por UUS deri më tani ka refuzuar të thotë se si apo edhe nëse ka planifikuar t’i kërkojë llogari pjesëmarrësit për ato premtime. Mungesa e këtyre standardeve është arsyeja pse samitet marrin një emër të keq, të kritikuar për të folur mbi veprime konkrete. Pa to, ka shumë pak gjasa që të prodhojnë ndryshime kuptimplota dhe të ringjallin demokracinë. Disa sugjeruan që përpara se të ftohen në një samit vijues të planifikuar për vitin e ardhshëm, vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre për të ndërmarrë hapa drejt forcimit të mediave të pavarura, rritjes së transparencës financiare, kufizimit të eksportit të teknologjisë në vendet e drejtuara nga autoritare dhe forcimit të zgjedhjeve në drejtim të integritetit dhe kapacitetit qytetar, veçanërisht për gratë dhe komunitetet e margjinalizuara. Është minimumi që Biden mund të bëjë për të provuar se Samiti për Demokraci ‘ka dhëmbë’.  (Përkthyer nga thegurardian.com)

‘Elise Labott është një profesoreshë ndihmëse në Shkollën e Shërbimit Ndërkombëtar të Universitetit Amerikan dhe themeluese dhe CEO e Zivvy Media’

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial presidenti joe biden samiti per demokraci presidenti joe biden samiti per demokraci

Sondazh

Poll
Editorial 12 Dhjetor 2021, 06:50

Berisha, zoti i pavdekshëm i gjurulldisë

Nga Arlind QoriSali Berisha nuk vdiska kurrë. Për herë të parë emrin e tij e kam dëgjuar kur isha 9 vjeç, dikur nga janar-shkurti i 1991, kur një fqinj u...

Editorial 11 Dhjetor 2021, 19:20

Agonia mbaroi

Çdo njeri ndez një dritë të vetën e cila shpalos përpara të tjerëve fuqinë dhe forcën individuale të tij. Mënyra e vetme për ta ndezur atë është nëpërmje...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend