Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Historiku i ‘Sarajeve të Toptanëve’/ Si u shndërrua, nga ambasadë amerikane në Bibliotekë. Akademiku Riza: Kanë vlera
17 Gusht 2021, 15:36Nga DOSJA
Sarajet e Toptanëve u ndërtuan më 1833 si shtëpi pritëse për miqtë e familjes së Selim Pashë Toptanit. Kompleksi me arkitekturë me elemente orientale dhe dekoracione me motive floreale në pjesën e drunjtë, kishte përveç dhomave, puse, ambiente ndihmëse e porta.
Të dhënat historike tregojnë se ka qenë për një kohë të shkurtër seli e ambasadës amerikane në Shqipëri dhe ambienti i të parës Bibliotekë Kombëtare më 1920 kur ajo u themelua. Akademiku Emin Riza rrëfen vlerat e saj.
“Një banesë që është përdorur për miqtë se ishte familje e madhe. Duke qenë më zgjidhje të përshtatshme kompozicionale dhe funksionale, nuk ka ndjerë nevojën për të bërë ndërhyrje të herëpashershme ndaj ruan plotësisht planimetrinë dhe volumentrinë origjinale dhe është objekt i rëndësinë së veçantë”, shprehet akademiku.
Riza, specialist i banesës popullore në kohën kur godina u shpall monument kulture në vitet 1970 ka punuar për disa dekada te sarajet që shërbyen edhe si Drejtori e Institutit të Monumenteve deri në vitin 2000 kur iu kthye ish-pronarëve. Sipas tij, dëmet nga zjarri janë të riparueshme.
“Duhet ta rindërtojnë ai ka dokumentacionin e duhur që ruhet në IMK dhe ka fotografi dhe vizatime për tavanin që mund të rindërtohet siç ishte”, tha Riza.
Ministrja e Kulturës Elva Margatiti duke dënuar zjarrëvënien tha se është bërë kallëzim në polici, ndërsa konfirmoi lajmin e News 24 se objekti do të kthehet në institucion kulturor publik duke ruajtur vlerat e saj. Ndërsa presidenti Ilir Meta, duke e cilësuar gjenocid kulturor e barbari ndaj identitetit kombëtar, akuzoi se zjarret, vihen në funksion të ndërtimit të kullave dhe babëzisë së shfrenuar të betonit./ BALKANWEB
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 2 mijë e 468 viktima, 3 mijë e 375 raste aktive dhe 130 mijë e 755 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pande...
TIRANË– Sonila Meço ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet me televizionin “OraNews”, tre vite pasi iu bashkua këtij ekrani me emisionin “Tempora”. Pë...
TIRANË– Autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e godinave në Qytetin Studenti që do të shërbejnë si strehë për afganët.Nga fotot e publikuara shi...
TIRANË– Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta grillo, gjendja e të cili është rënduar për shkak të Covid-19 kanë bërë thirrje për ndihmë. Përm...
VLORË-Policia rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 12 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, ku...
TIRANË– Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëm...
TIRANË– Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asis...
Aktualitet17 Gusht 2021, 13:02
LEZHË– Denoncimin për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mesditën e sotme në Lezhë, e ka bërë vetë drejtuesi i makinës, 34-vjeçari me ...