LIVE UPDATES
Bota

Senati amerikan miraton paketën prej 3.5 trilionë dollarësh për rmëkëmbjen ekonomike

11 Gusht 2021, 18:25 Nga DOSJA
Senati amerikan miraton paketën prej 3.5 trilionë dollarësh

SHBA-Demokratët në Senat miratuan një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për forcimin e shërbimeve familjare, shëndetësore dhe programeve mjedisore të mërkurën herët, duke shënuar një fitore për vizionin e Presidentit Joe Biden për të ndryshuar përparësitë e qeverisë federale, vetëm disa orë pasi kishin miratuar një paketë tjetër prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën.

Rrezoluta për 3.5 trilionë dollarë u miratua vetëm me votat e demokratëve 50-49. Buxheti, nëse miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, do të ishte një hap i rëndësishëm për presidentin dhe partinë demokrate, të vendosur për ta vënë fuqinë fiskale të qeverisë në ndihmë të familjeve, krijimit të vendeve të punës, si dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Taksat më të larta për të pasurit dhe korporatat do të jenë ato që do të paguajnë për pjesën më të madhe të kësaj pakete. Miratimi erdhi pavarësisht një seri ndryshimesh të paraqitura nga republikanët, që synonin t’i bënin rivalët e tyre të paguajnë një çmim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kontrollin e Kongresit.

Drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve njoftuan se ligjvënësit do të kthehen nga pushimet verore pas dy javësh, për të votuar mbi planin fiskal, i cili parashikon shpenzimin e 3.5 trilionë dollarëve gjatë dekadës së ardhshme. Miratimi përfundimtar në Kongres, i cili duket i sigurt, do ta mbronte atë nga një proces potencialisht bllokues, që mund të ndërmerrnin republikanët në të ardhmen, kur të diskutoheshin shpenzimet sipas zërave të veçantë.

Megjithatë, miratimi i këtij ligji do të jetë i paparashikueshëm pasi ligjvënësit e moderuar të partisë demokrate janë të shqetësuar për koston e lartë prej 3.5 trilionë dollarësh të paketës, që është vjen pas kërkesave të progresistëve në parti për një veprim edhe më agresiv. Partia demokrate kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë shumë të ngushtë, ndërsa Senati i ndarë në mënyrë të barabartë, është i demokratëve vetëm për shkak të votës së nënpresidentes Kamala Harris.

Opozita e fortë e republikanëve duket e sigurtë.

Kryetari i Komisionit të Buxhetit në Senat, Bernie Sanders, dikur një zë progresiv i papërfillur në Kongres dhe tani një figurë kombëtare me ndikim, tha se projektligji do të ndihmonte fëmijët, familjet, të moshuarit, punëtorët e më gjerë.

“Shpresoj gjithashtu që ky projektligj do të rikthejë besimin e popullit amerikan se ne mund të kemi një qeveri që punon për të gjithë, dhe jo vetëm për pak njerëz,” tha ai.

Republikanët argumentuan se propozimet e demokratëve do të sillnin shpenzime të kota, do të rrisnin taksat, do të nxisnin inflacionin dhe do të strukturonin kërkesat e së majtës ekstreme që do të dëmtonin amerikanët. Ata përdorën senatorin Sanders, një i vetëshpallur socialist demokratik, për të provuar të bindnin të gjithë demokratët që mbështesin paketën./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bernie sanders joe biden kamala harris senati miraton paketen ekonomike bernie sanders joe biden kamala harris senati miraton paketen ekonomike

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë