LIVE UPDATES
Bota

SHBA, kreu i Shëndetësisë: Nuk kemi dështuar ndaj koronavirusit, situata mund ishte shumë me keq

18 Maj 2020, 07:11 Nga DOSJA
SHBA, kreu i Shëndetësisë: Nuk kemi dështuar ndaj

SHBA– Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën për nga numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 me gjithsej 90 mijë të vdekur, por kreu i Shëndetësisë Aleks Azar hodhi poshtë të dielën pikëpamje sipas të cilave qeveria ka dështuar.

Mund të kishte qenë jashtëzakonisht më keq“, tha zoti Azar.

Në një postim në twitter Presidenti Donald Trump shkruante “jemi shumë mirë nga pikëpamja mjekësore për sa i takon zgjidhjes së situatës që ka krijuar koronavirusi!”

Zoti Azar tha se gjatë dy muajve të fundit SHBA ishte “në gjendje ta rrafshonte kurbën” e numrit të rasteve me koronavirus në mënyrë që t’u jepte punonjësve të kujdesit shëndetësor një shans për t’u marrë me numrin e madh të pacientëve në terapi intensive.

Ndërsa barra ka qenë tragjike dhe e rëndë, ajo ishte e kontrollueshme“, tha ai. Megjithatë shtoi ai “kemi rreziqe më të mëdha shëndetësore këtu në Shtetet e Bashkuara, që lidhen me njerëzit obezë, ose me presion të lartë të gjakut e diabetikë.

Por ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi parashikohet të arrijë në 147,000 deri në muajin gusht zoti Azar tha se “jemi në pozita që mund të rihapim bizneset në vend.

Pothuajse të gjitha përveç dy prej 50 shteteve kanë lehtësuar kufizimet për rihapjen e bizneseve, dyqaneve, restoranteve dhe fabrikave, megjithëse shpesh me rekomandime për distancim të vazhdueshëm fizik me të paktën dy metra mes njerëzve si mbajtje të maskave. Zoti Azar tha se “mbyllja do të shkaktonte shqetësime serioze shëndetësore”.

Duhet t’i nxehim sërisht motorët e ekonomisë“, tha ai.

Por rihapja e bareve dhe restoranteve në disa shtete si Ohajo dhe Wiskonsin ka çuar në grumbullime masive njerëzish sikur të mos kishte asnjë shqetësim që lidhet me shëndetin publik. Guvernatori i Ohajos Mike DeWine, atje ku turmat e njerëzve kanë injoruar udhëzimet për distancimin fizik, u kërkoi qytetarë të vazhdojnë të ruajnë distancën.

Duhet kujdes për të parandaluar një shpërthim të ri të pandemisë“, tha ai. “Hapja e shkollave në gusht varet nga ajo që ne po bëjmë tani, është në duart e të gjithëve“, shtoi ai.

Guvernatori i Kalifornisë, shteti më i madhi i vendit, tha se 75 për qind e ekonomisë së shtetit është rihapur, por masat paraprake duhet të respektohen.

Këshilltari për Tregtinë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro, sikurse zoti Trump, fajësoi Kinën për përhapjen e virusit nga Wuhani në Evropë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.

“Po, fajësoj kinezët”, tha zoti Navarro për “ABC News”. Ai tha se Pekini, “nën mburojën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ia fshehu botës virusin për dy muaj”, “Ata mund ta kishin mbajtur atë në Wuhan” tha ai. “Përkundrazi u shndërua në pandemi”.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleks azar koronavirusi ne shqiperi aleks azar koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit