LIVE UPDATES
Politike

SHËNIM: COVID-19 apo hakmarrje, si u dënuan me arrest shtëpie vëllezërit Budina

20 Qershor 2020, 12:50 Nga DOSJA
SHËNIM: COVID-19 apo hakmarrje, si u dënuan me arrest shtëpie

TIRANE- Në rrethana të paqarta dy vëllezërit artistë Robert dhe Edmond Budina sipas qeverisë janë të infektuar me COVID-19. Fakti i fundit do të ishte mëse i zakonshëm nëse do të ishte fakt i pakontestueshëm, e nëse pas këtij “lajmi” nuk do të ishin disa prapaskena që të ngrenë dyshime për infektimin e më pas izolimin e të dyve.

Të premten në drekë, në një ditë pa zhvillime, perfekte për të lulëzuar lajmet e rreme, në mediat pranë qeverisë, në një sinkronizim ideal, u shpall lajmi se të dy vëllezërit, Robert dhe Edmond Budina ishin të infektuar me COVID-19.

Në kohën kur të dyve nuk iu ishte dhënë ende lajmi se ishin të infektuar, ata e morën vesh përmes televizorit. Lajmi nuk ishte kaq i ftohtë dhe raportues. Titrat kalonin njëra pas tjetrës duke theksuar faktin se të dy vëllezërit “kishin bërë tur pa maska nëpër Shqipëri”.

Një dorë e zezë e kuroi lajmin me foto dhe pamje ilustruese nga takimet e tyre nëpër Shqipëri. Pa e përtypur akoma lajmin, publikut iu servir reagimi i kryeministrit. Kaq i papunë të ketë qenë vallë, saqë ka qenë para televizorit për të reaguar 10 minuta pas bërjes publike të lajmit, për dy pacientë të infektuar? Cila ishte nevoja e Ramës për të komentuar një lajm të rëndomtë mes 722 të infektuarve aktivë që janë sot në Shqipëri?

Kjo do të kuptohej në rreshtin e dytë të reagimit të tij. Rama shkruante shqip dhe qartë: Më vjen keq, por mos ju shkoni mbrapa…(Pra mos bëni si ata të dy të shënjuarit, dy Budinajt). Në të kundërt, ju pret virusi dhe Kodi Penal?

Si?! Po, po, Kodi Penal…

Organizimi i servirjes, shitjes dhe shpërndarjes së lajmit ishte perfekt. Faza e dytë është frika. Të dy vëllezërit mohojnë vërtetësinë absolute të testit, dhe me një instikt të natyrshëm do të donin një ritestim, por kjo është e pamundur. Qeveria nuk lejon testim askund tjetër përveç laboratorëve të ISHP, që kontrollohen prej saj dhe në fund të ditës raportojnë atje.

Rikthehemi tek Kodi Penal që e shpjegon më së miri gurgulen që krijoi Edi Rama dhe mediat mbi një infektim njerëzor, që edhe nëse është i vërtetë, kjo nuk është puna që pret populli nga një kryeministër. Blogerët i kemi me shumicë, pse t’i shtojmë edhe në qeveri? Me ndyshimet që Rama i bekuar nga presidenti Ilir Meta kaluan një muaj e gjysmë më parë, kushdo që është me COVID-19 dhe guxon të dalë nga banesë atëherë rrezikon 8 vite burg. Për të shmangur burgun, të dy duhet të rrinë në arrest shtëpie, sa kohë të thotë ISHP-ja, që siç shpjeguam më sipër në darkë raporton tek ministrja dhe kryeministri.

Kaq e thjeshtë të jetë vallë? Të investohet një makineri e tërë propagande dhe mufkash online dhe televizive për dy pacientë me COVID-19? Janë të infektuar me COVID apo është një hakmarrje për “mëkatet” e dy vëllezërve dhe angazhimin e tyre tek teatri? Ditën që teatri u shemb mes morisë së reagimeve, kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej Edmond Budinës. Duke e quajtur mik të shtrenjtë, Rama zbuloi se i kishte djegur jo pak, deklarata e Budinës se ky ishte fundi i asaj që mund të bënte kryeministri. A ishte COVID shpërblimi? A u përpoq qeveria të diskreditonte publikisht dy vëllezërit? Edhe kjo është e vështirë për t’u provuar. COVID-19 siç e thamë edhe dje, (Lexo këtu), tashmë është anëtar i Partisë Socialiste. Ai infekton këdo që do Edi Rama dhe nuk zë ata që ai nuk do. Ja për shembull, Dosja.al raportoi dje koncertin e Bashkisë tek Liqeni Artificial në një kohë kur grumbullimet janë ndaluar me ligj. Djemtë e Labërisë morën gjobë, ndërsa pelivanët e Bashkisë dhe të partisë Socialiste vijojnë lirshmët takimet dhe grumbullimet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina robert budina me covid edmond budina robert budina me covid

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen