“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Shpenzoi më shumë se 16 mln lekë për të takuar Ramën, Milanoviç kërkon falje për vizitën në Shqipëri, u kthehet medi
29 Gusht 2020, 18:47Nga DOSJA
KROACI– Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka kërkuar falje dhe ka sqaruar gjithçka në lidhje me udhëtimin e tij drejt Shqipërisë, ku për dy ditë u akomodua në vilën qeveritare në Dhërmi, i ftuar nga kryeministri Edi Rama.
Mediat kroate, dy ditë pasi kërkuan që Milanoviç të jepte shopjegime për shumë prej më shumë se 16 mln lekësh që kishte shpënzuar për këtë udhëtim, dhe të sqaronte nëse ishte diçka zyrtare apo private, shkruajnë se Presidenti ka kërkuar ndjesë.
“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin. Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atj. Ka një buxhet për këtë dhe kjo është e gjitha. Për 20 vjet gjërat kanë funksionuar në të njëjtën mënyrë,”– mësohet të ketë thënë Milanoviç.
Vetëm një ditë më parë, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit u shpreh se do të kërkonte sqarime dhe dokumentacione shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri në mes të gushtit.
Udhëtimi i Zoran milanoviç, u bë public vetëm nga mediat shqiptare, referuar fotove, ku Milanoviç shihej krah kryeministrit Edi Ramanë Folie Marine, mediat vendase ngritën shqetësimin dhe Komisioni për Vendosjen e Konflikteve të Interesit në Kroaci kërkoi llogari.
Duke qenë se Milanoviç, përdori një helikopter ushtarak dhe një anije të Marinës Kroate për këtë udhëtim, shpenzimet e të cilës mbulohen nga buxheti i shtetit, Komisioni për Vendosjen e Konflikteve të Interesit, nuk ishte i kënaqur me deklaratën e ‘vizitës private’ dhe kërkont shpjegime të tjera. Por mesa duket gjithçka ka qenë zyrtare, dhe sipas Milanoviç, deklarimi i vizitës si private ka qenë një gabim nga ana e tij.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme Britania e Madhe ka njoftuar edhe 12 vdekje si shkak i koronavirusit.Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë konfirmuar se...
SHBA- Ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, i ka kërkuar një gjykatësi që të hedhë poshtë akuzat që i janë bërë për vrasjen e afro-amerikanit Ge...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka shënuar një rritje të rasteve me Covid-19 krahasuar me ditët e kaluara.Sipas të dhënave të publikuara, gjatë 24 orëve e fundit ...
KOSOVË- Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Istog të Kosovës, pasi në një shtëpi ka shpërthyer një bombulë gazi.Lajmn e ka bërë të ditur, ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pak ditë para se të udhëtojë drejt Uashingtonit, nëpërmjet një statusi që ka bërë në rrjetet sociale është sh...
BRITANI E MADHE- Një shtetas shqiptar vihet në ndjekje nga policia e Anglisë pasi po qarkullonte më shpejtësi të lartë. Ai arriti një shpejtësi prej më shumë se...
JAPONI- Një makinë fluturuese është ngritur me sukses ditën e djeshme në Japoni, duke i hapur kështu rrugë nisjes zyrtare të projektit të vititit 2023.Kompania...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka nxjerrë një dekret që anulon një ligj për bojkotimin e Izraelit dhe që lejon marrëveshje tregtare e financiare mes ...
KANADA-Kanadaja ka shtyrë edhe për një muaj masat kufizuese për parandalimin e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Sigurinë Publike, Bill Blair ku...