“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shpërndante drogë me doza, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë me 463 gramë hashash
16 Gusht 2019, 09:28Nga DOSJA
TIRANË– Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e polciisë së Tiranës.
Mësohet se adoleshenti është arrestuar në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” në kryeqytet pasi u shiste lëndë narkotike me doza përdoruesve të ndryshëm.
19-vjeçarit me inicialet L. S., lindur në Tiranë gjatë arrestimit iu sekuestruan edhe 463 gramë hashash që e kishte ndarë në doza dhe e kishte bërë gati për ta shitur.
Tiranë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Finalizohet operacioni “Muzgu”.
Sekuestrohen 463 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Në pranga poseduesi, njëkohësisht edhe shpërndarësi i lëndës narkotike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Muzgu”, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 19 vjeç, lindur në Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kishin marrë informacione në rrugë operative se shtetasi L. S., në qytetin e Tiranës, kryesisht në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, i shiste lëndë narkotike kryesisht Cannabis Sativa, personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike.
Mbi bazën e këtyre informacioneve u zhvillua operacioni “Muzgu”, duke u finalizuar me kapjen në flagrancë të shteasit L.S., të cilit në momentin e kapjes iu gjetën një sasi dozash lënde narkotike Canabis Sativa, e gatshme për ta hedhur në treg.
Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur edhe një sasi tjetër dozash me lëndë narkotike, gjithsej 463 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa, të futura në qese farmaceutike.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Dosja.al mëson se mbrëmjen e kaluar në fshatin Dardha...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka dalë i pastër nga AIDSSH, sipas përgjigjes së që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit...
KUKËS– Të rinjtë në qytetin e Kukësit kanë ndërmarrë një nismë mjaft të rrezikshme për jetën e tyre. Dosja.al ka siguruar një video ku shihen disa të...
LEZHË– Një person ka humbur jetën si pasoj ë një aksidenti automobilistik. Dosj.al mëson se ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të...
FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të zonës së njohur si “Fermë” në periferi të fierit. Duy automjetë janë përplasur kokë më ...
DIBËR- Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjajren e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Dibrës. Sipas informacioneve nga vendi i ngjajres, ...
PESHKOPI- Një sherr masiv ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona nga dy familje.Sipas informacioneve mësohet s...