Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë, nxënësit kanë rrahur edhe m&e...
Editorial
Të vërtetat dhe gënjeshtrat e pranimit të afganëve
18 Gusht 2021, 11:26Nga DOSJA
Me protagonizëm të tepruar, me dëshirën për të hapur një debat të paqenë, me shtrembërime të qëllimshme të së vërtetës, Edi Rama po mundohet edhe një herë të përfitojë politikisht nga një aksion humanitar. Me postimin e fundit në Twitter u mundua të sillet si shpëtimtari i NATO-s dhe i Afganistanit, megjithë kundërshtimet që ka brenda vendit, si avangardisti që beson në vlerat universale duke kapërcyer kufijjtë e duke vënë në siklet edhe vendet e Bashkimit Europian.
I ka vënë burkën procesit të pranimit të refugjatëve dhe pretendon se poshtë saj është madhështia e tij në luftë me forcat e errëta që mundohen ta pengojnë.
Që në postimin e parë, kur njoftoi pranimin e afganëve, Edi Rama ndau me publikun informacionin e dyshimtë se ishte ai që e kishte propozuar këtë në Samitin e NATO-s.
“Por bëj me dije se në Samitin e NATO-s isha unë që e ngrita këtë shqetësim, për jetët e bashkëpunëtorëve afganë të Aleancës pas tërheqjes së saj nga Afganistani. Madje iu referova si shembull eksperiencës tragjike të kundërshtarëve të regjimit komunist në vendin tonë, që vrau, burgosi, torturoi, shkatërroi çdo armik të brendshëm pasi triumfoi mbi armiqtë e jashtëm dhe mbylli totalisht Shqipërinë, siç do të bëjnë së shpejti tanimë, talebanët me Afganistanin”, shkruante Rama ne Facebook.
Po ta besosh këtë, duhet të besosh se Kryeministri i Shqipërisë dinte më shumë se liderët e Gjermanisë, Francës, dhe Italisë më shumë se vëllai i tij Erdogan dhe padyshim më shumë se Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.
Të gjithë këta e shprehën hapur zhgënjimin për marrjen e shpejtë të pushtetit nga talebanët, ndërsa Rama, jo vetëm që nuk u zhgënjye, por e ka thënë që në samitin e qershorit.
Vetë SHBA u zhgënjye nga mungesa e rezistencës së ushtrisë afgane të trajnuar në 20 vjet me miliarda dollarë, por jo Edi Rama. Vetë Biden u habit se si afganët nuk luftuan për veten, por jo Kryeministri i Shqipërisë. Ai e dinte, ua ka thënë që në qershor, ka paralajmëruar madje që talebanët do ta marrin shpejt pushtetin, por për fatin e tyre të keq, nuk e kanë besuar.
Ndër informacionet e dyshimta që po shpërndan apo fsheh Kryeministri, ky nuk është më i rrezikshmi, por më qesharaku. Ashtu sic është fakti se Shqipëria nuk është vendi i vetëm, madje as vendi që do të presë më shumë refugjatë afganë. Kazakistani ka shprehur gatishmërinë për 100 mijë refugjatë, Kanadaja ndërkohë ka shpallur pritjen për 20 mijë, e po aq dhe Britania, edhe Uganda po e shqyrton se sa do të pranojë. Në Ballkan, përvecc Shqipërisë do të presë edhe Kosova dhe Maqedonia, po bëhet fjalë për disa qindra.
Është e qartë pra, se nuk kemi të bejmë me heroizëm, nuk kemi të bëjmë me zgjidhjen e një krize, por me një kontribut modest të Shqipërisë, që është për tu vlerësuar. Zhurma me të cilën po e propagandon Rama, të jep përshtypjen e kundërt të kontributit modest, sikur pa Shqipërinë, nuk mund të zgjidhet kriza humanitare që shkaktoi pushtimi taleban.
Mburrja e shpërpjestuar, bëhet akoma me bajate kur Edi Rama dhe vartësit e tij kudo ndodhen, kërkojnë të hapin një debat që nuk ekziston për pranimin e refugjatëve. Janë aq pak ata që e kundërshtojnë dhe janë shumë më pak ata që e kundërshtojnë për shkak të racës apo të sovranitetit, sa nuk ka asnjë arsye të përfshihen gjithë forcat politike dhe mediatike të qeverisë.
Në përgjithësi ka një konsensus, që prishet vetëm nga tentative e Ramës për vendimmarrje përjashtuese, personale, me qëllim përfitimi. Prishet vetëm nga dëshira e Ramës për të shpallur armiq, për t’i denoncuar ata me servilizëm tek SHBA dhe për të bindur aleatët e mëdhenj, se pa vullnetin e tij nuk mund të mbrohen interesat amerikane në vend.
Nuk ka debat për afganët, ka vetëm një luftë personale të Edi ramës për ta mbajtur ai dhe vetëm ai flamurin amerikan që të sigurojë pushtetin njësoj si liderët e korruptuar të Afganistanit.
Pas këtyre informacioneve të rreme, fshihet një e vërtetë për të cilën publiku duhet të informohet. Një e vërtetë, të cilën gënjeshtari i Ramës, u mundua ta shiste dje si vendimmarrje të Shqipërisë. Afganët që do të vijnë në vende të treta përpara se të marrin vizën amerikane, do t’i nënshtrohen “vettingut”.
Nëse SHBA vendos të mos i pranojë për arsye të ndryshme, do të mbeten në vendet e treta. Konventa e OKB për Refugjatët, në artikullin 33, i ndalon shtetet pritëse t’i kthejnë në vendin e origjinës. Kjo mund të bëhet vetëm nëse ka një vendim gjykate të formës së prerë dhe përbëjne rrezik për sigurinë.
Nëse ndodh për shembull që disa të mos i marrin dokumentet për shkak se kanë bërë lojë të dyfishtë, duke bashkëpunuar edhe me talebanët, do të qëndrojnë në Shqipëri, të paktën deri kur një proces i plotë gjyqësor të vendosë që të largohen për arsye sigurie.
Në vend që të thonë këtë, Erjon Veliaj, fliste për natyralizim të disa prej afganëve që do të spikasin gjatë punës në shërbim të komunitetit.
Problemi nuk është pranimi i disa qindra, apo mijëra afganëve të rrezikuar, por fakti që qeveria po e shndërron këtë në një procss përjashtues, të errët, përfitues, fakti që qeveria po sillet me obskurantizmin taleban ndaj qytetarëve të saj, ndërsa bredh nëpër botë me flamurin e humanistit universal dhe aleatit besnik./Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Nga George Friedman“Geopolitical Futures”Tërheqja amerikane nga Afganistani, po shkon drejt përfundimit të pashmangshëm. Talebanët, islamikët radikalë kundër të...
Përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Afganistan, ku talebanët kanë vënë nën kontroll një të tretën e qendrave rajonale të vendit brenda disa javësh n...
Nuk ka një zgjidhje të mirë për dilemën afgane, të cilën presidenti amerikan, Joe Biden e ka trashëguar nga paraardhësit e tij. Donald Trump bëri të ditur, si n...
TIRANË– Pasi e bëri vetë, Edi Rama ka vënë në punë stafin e tij të deklaruar dhe të padeklaruar, që të mashtrojnë publikun. Nuk ka asnjë qëndrim, as indivi...
Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e personelit diplomatik në Afganistan, duke lënë në Kabul vetëm “perso...
PRISHTINË– Këngëtari nga grupi “Ilirët”, Shemsi Krasniqi ka sqaruar shkakun e tërheqjes së tij nga pjesëmarrja në koncertin që do të zhvillohet në Ko...
Nëntë muaj pas zgjedhjeve që humbi në mënyrë gjithëpërfshirëse, hija e errët e Donald Trump dhe imune nga ndjekja penale vazhdon të hedhë një hije mbi demokraci...