Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shqipëria dhe Serbia mund të humbin statusin e vendeve të sigurta nga COVID-19
7 Shtator 2021, 16:03Nga DOSJA
BALLKAN- Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të humbin statusin e vendeve të sigurta nga pandemia e koronavirusit.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burimet e saj brenda BE-së se, Presidenca sllovene e Bashkimit Evropian i ka përfshirë këto vende në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet në territorin e Bashkimit Evropian.
Për këtë çështje do të diskutohet të mërkurën (8 shtator) nga ana e ambasadorëve të vendeve të BE-së.
Nëse ata vendosin pro kësaj mase, atëherë qytetarët e këtyre dy vendeve nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë pa kufizime në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
BE-ja e përditëson çdo dy javë listën e vendeve të sigurta dhe atyre jo të sigurta.
Vendimet e saj i bazon në të dhënat për numrin e të infektuarve me koronavirus për kokë banori, dhe Shqipëria, bashkë me Serbinë, kanë shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike.
Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e COVID-19 në këto vende.
Pavarësisht vendimit, Këshilli i BE-së tha se shtetet anëtare mund të vendosin rregulla të veçanta se si do t’i trajtojnë njerëzit e vaksinuar nga këto vende.
Një shtet mund të përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së nëse regjistron 75 raste pozitive të koronavirusit për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.
Çdo shifër më e lartë, i vendos ato në kategorinë e vendeve jo të sigurta.
Kufizimet e udhëtimit për shtetasit e të ashtuquajturve vende të treta u shpallën nga BE-ja në pranverën e vitit 2020./REL/
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 4 pacientë kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me di...
TIRANË- Një operacion anti-drogë është finalizuar sot në Paskuqan, ku në pranga ka përfunduar 44-vjeçari Haxhi Mykaj. Policia e Shtetit kishte sigur...
VLORË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, duke shkrumbuar kurorën e gjelbër të zonës. E favorizu...
TIRANË– 2 mijë e 519 viktima, 12 mijë e 108 të infektuar aktivë dhe 136 mijë e 872 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi...
SHKODËR– 3 persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa 9 të tjerë janë ndjekur penalisht pasi zhvillonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme brenda një...
TIRANË-Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona për vepra të ndryshme penale dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Dy shtetas ...
Aktualitet 7 Shtator 2021, 14:14
TIRANË– Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 34 shoferë që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, ndëkohë që nuk janë kursyer edhe në gjova. P...