Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekziston një lidhje midis gjendjes financiare të familjes së prindërve dhe rrezikut të varfërisë tek të rriturit e sotëm, sipas Eurostat. Ky tregues nënkupton që nëse një fëmijë është rritur në një familje të varfër ka më shumë mundësi që të jetë i varfër edhe kur të arrijë në moshë madhore.
Në vitin 2019, në Bashkimin Europian, shkalla e rrezikut nga varfëria ishte 23.0% mes njerëzve me një situatë “të keqe” financiare në familjen e tyre kur ata ishin rreth 14 vjeç. Kjo shifër është 9,6 pikë përqindjeje (pp) më e lartë se shkalla e rrezikut nga varfëria në mesin e atyre me një situatë “të mirë” financiare në familjen e tyre të fëmijërisë.
Ky informacion vjen nga të dhënat e publikuara nga Eurostat mbi transmetimin ndër breza të disavantazheve nga moduli i Statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC).
Anketa mat shkallën e rrezikuar nga varfëria për të rriturit (nga 25 deri në 59 vjeç) sipas nivelit të situatës financiare të familjeve të tyre kur i anketuari ishte rreth 14 vjeç.
Shkalla e rrezikut të varfërisë për të rriturit aktualë me një situatë të keqe financiare në familjet e fëmijërisë varionte nga 10.2% në Çeki në 40.1% në Bullgari. Nga ana tjetër, shkalla e rrezikut të varfërisë për të rriturit aktualë me një situatë të mirë financiare varionte nga 5.9% në Çeki në 16.6% në Spanjë.
Pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, shkalla e rrezikut nga varfëria ishte më e lartë për njerëzit që kishin një situatë të keqe financiare në të kaluarën. Diferencat më të mëdha u regjistruan në Bullgari (27.6 pikë përqindje diferencë midis situatave të këqija dhe të mira financiare në të kaluarën), Rumani (17.1 pp) dhe Itali (14.8 pp).
Në anën tjetër, dallimet më të vogla u regjistruan në Letoni (0.6 pp) dhe Austri (0.7 pp) si dhe në Estoni (1.8 pp) dhe Finlandë (2.0 pp). Në Danimarkë, shkalla e rrezikut nga varfëria mes njerëzve që kishin një situatë të mirë financiare në të kaluarën ishte më e lartë se njerëzit që kishin një situatë të keqe financiare.
Shqipëria ndër vendet me rrezik më të ulët
Ndërsa Shqipëria në përgjithësi renditet ndër vendet më të varfra të Europës, në këtë tregues ajo është më mirë se rajoni dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, Shkalla e rrezikut të varfërisë për të rriturit aktualë me një situatë të keqe financiare në familjet e fëmijërisë në Shqipëri ishte 25% në vitin 2019, më e ulëta në rajon dhe afër mesatares së bashkimit Europian prej 23%. Më i lartë ky tregues është në Mal të Zi, me 35.5%, Maqedonia e Veriut 33%, Serbia 29.3% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).
Rreziku i ulët i Shqipërisë mund të lidhet dhe me nivelin e lartë të emigracionit tek të rinjtë, që i bën ata më të pavarur nga prejardhja familjare (shënim i Monitor)./MONITOR
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI– Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare që punonte si punonjëse seksi është grabitur dhe më pas është hedhur ng...
TIRANË– Nga dita e sotme do të rinisin reshjet e shiut dhe ngricat. Dita e sotme i paraprin një jave me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu.Sipas...
Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinov...
TIRANË – Qeveria ka publikuar strategjinë e shëndetësisë për 10 vite (2021-2030) dhe pesë politika kryesore të saj që do të financohen në kuadër të o...
Çmimi mesatar i një metri katror në Tiranë deri në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1,121 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, nj...
TIRANË– Këtë vit, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin. Urimi është pikasur nga gazetari Ilir Kono...
TIRANË – Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregoi se cilat janë simptomat e variantit të ri të COVID-it “Omicron”.Në emisionin &...
TIRANË – Pedagogu shqiptar në universitetin e Tokios Medlir Mema u shpreh i indinjuar se dy muaj më parë masat mbrojtëse kundër përhapjes së COVID-it...
TIRANË- Mjekët Arjan Mezini, Skënder Brataj si dhe Ilir Alimehmeti kanë rënë dakord që arma më e fortë kundër Covid-19 dhe varianteve të tij është vaksinim...
TIRANË – Mjeku Arjan Mezini kërkoi që të mos të krijohej panik për variantin e ri të virusit “Omicron”, pasi ende ka shumë pak informacione për të. N...