LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët përballen me frikë dhe pasiguri pas mbërritjes së koronavirusit në Itali

25 Shkurt 2020, 17:52 Nga DOSJA
Shqiptarët përballen me frikë dhe pasiguri pas mbërritjes

Një pjesë e shqiptarëve duket se u mbërthyen nga paniku i përhapjes së mundshme të koronavirusit në vendin tonë, duke sulmuar farmacitë për maska dhe supermarketet për dizinfektues duarsh ndërsa virusi i frikshëm me origjinë nga krahina Vuhan e Kinës mbërriti në Itali.

Njohur zyrtarisht me emrin COVID-19, virusi ka prekur deri më 23 Shkurt 78,811 persona në të gjithë botën duke shkaktuar 2,462 të vdekur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i prekjes nga virusi vlerësohet “Shumë i Lartë” për Kinën dhe “I Lartë” për pjesën tjetër të botës.

Deri tani, dhjetë vende europiane kanë raportuar së bashku 121 raste të këtij virusi por 76 nga këto janë në Itali, vendi me të cilin Shqipëria ka lidhje të shumëfishta.

Në Tiranë, si pasojë e frikës ndaj virusit, shkolla private Udha e Shkronjave njoftoi ndërprerjen e procesit mësimor për dy javë mëngjesin e së hënës. Por vetëm një orë më pas, Ministrja e Arsimit Besa Shahini kërcënoi shkollën me heqje të licencës dhe rekomandoi që drejtuesit e saj të hetoheshin nga sistemi i drejtësisë për përhapje paniku.

Për kërë shkak, shkolla tërhoqi vendimin e saj duke shkruar në faqen e vet në Facebook: “Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të ANULLOJMË VENDIMIN TONË dhe nesër TË FILLOJMË PËRSËRI mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë.”

“Midis SHËNDETIT dhe ANTIPANIKUT ministria zgjodhi fushatën antipanik,” shtuan drejtuesit e shkollës në deklaratë.

Prokuroria e Tiranës duket se nuk priti gjatë për të reflektuar mbi këtë situatë. Ajo njoftoi menjëherë hapjen e hetimeve për “përhapje paniku”.

“Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme”, deklaroi ajo pa iu referuar ndonjë rasti konkret të dyshuar.

Opozita ndërkohë kritikoi qeverinë për mungesë përgatitjeje ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shfaq në Aeroportin e Rinasit duke parë kontrollet e temperaturës që po u bëhen një pjesë të udhëtarëve që vijnë nga Italia. Edhe ajo argumenton se aktualisht në vend po qarkullojnë informacione të rreme, por pa thënë se cilit informacion i referohet konkretisht.

“Ftoj qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që qarkullojnë duke marrë në konsideratë vetëm informacionet zyrtare,” deklaroi ajo.

Ndërkohë në Itali koronavirusi ka shkaktuar bllokim të jetës normale në shumë qytete të vendit. Pasditen e së Hënës në këtë vend u shënua viktima e pestë. Një i moshuar 88 vjeç humbi jetën nga virusi në qytezën Caselle Landi, 70 kilometra larg Milanos. Qeveria e Italisë miratoi një dekret-ligj, ekuivalenti në shqip i Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, me anë të së cilit urdhërohet ndalimi i manifestimeve, protestave apo aktiviteteve kulturore masive në qytezat e prekura nga virusi. Autoritetet thonë se kanë përgatitur 3 mijë shtretër në baza ushtarake në rast se do të nevojiten për të mjekuar të prekurit.

Bursat në të gjithë botën kanë pësuar rënie të ndjeshme si pasojë e  bindjes mes investitorëve se koronavirusi do të shkaktojë probleme të konsiderueshme ekonnomike nga ngadalësimi apo mbyllja e aktivitetit ekonomik në shumë qytete.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj erebara koronavirusi ne shqiperi gjergj erebara koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale