6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ZVICËR- Korab Rashiti, i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës, në zgjedhjet e mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve i kishte munguar numri i votave që të zgjidhej.
Por, tani, duke qenë se ishte i pari në radhën e listës në nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për Korab Rashitin.
Duhet theksuar se, duke fituar këtë vend në parlament, Korabi bëhet shqiptari i parë, parlamentar kantonal i Bernës dhe, pa diskutim, i pari politikan shqiptarozviceran në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC.
Gjithashtu, Korab Rashiti është një nga fare pak politikanët shqiptarozviceranë që janë zgjedhur deri më sot në nivele kantonale, prandaj ky është një sukses i dalluar i tij.
Ja çfarë shkruan mediumi rjb.ch në gjuhën frënge lidhur me rastin. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Qytetit të Bielit, Luca Francescutto dhe Patrick Widmer kanë hequr dorë nga ky mandat politik. Pas një pezullimi të gjatë, ulësja i takon një kandidati frengjishtfolës.
Kështu i erdhi fundi një sage brenda SVP-së së qytetit Biel/Bienne: vendi në Këshillin e Madh (parlamentin Kantonal) që shkon në pjesën frëngjishtfolëse të seksionit të kësaj partie ka gjetur më në fund titullarin. Ky është Korab Rashiti. Njoftimi u bë të martën në një deklaratë zyrtare për shtyp.
Të hënën, presidenti i seksionit Patrick Widmer kishte hequr dorë nga posti i deputetit, për arsye profesionale. Përpara tij ishte tërhequr për të njëjtat arsye edhe oficeri i policisë Luca Francescutto, i zgjedhur për herë të parë.
Korab Rashiti, i lindur me 05 korrik 1986 në qytetin Morges, Kantoni Vaud, Zvicër, në vitin 1987, bashkë me familjen është vendosur në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës. Në këtë qytet ka kryer shkollën fillore dhe të mesme dhe më vonë e ka kryer MBA (Master Business Administration). Pastaj një vit ka qëndruar në SHBA për studime ekonomike. Aktualisht është anëtar i institutit Mises (Të Shkollës Ekonomike Austriane).
Korab Rashiti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, frënge, gjermane, angleze dhe pak a shumë edhe atë italiane. Aktualisht kryen detyrën e shefit Specialist i Sigurisë dhe Kualitetit në SBB/CFF në Bernë.
Në prononcimin për albinfo.ch, Korabi kishte vënë theksin në përkushtimin e pritshëm të tij sa i përket pozitës së komunitetit shqiptar në kantonin e tij, në rast të zgjedhjes.
Kështu ishte shprehur ai ntervistën që albinfo.ch pati zhvilluar me të, pak para zgjedhjeve, në mars të këtij viti.
“Sa i përket interesimit dhe angazhimit tim konkret rreth komuniteteve të huaja dhe sidomos rreth komunitetit shqiptar në Zvicër, prioritetet e mia janë të shumta: Ka kohë që jam duke debatuar për krijimin e një Grupi Parlamentar për Kosovën (GPK). Mendoj se ky Grup Parlamentar do të lobonte për lidhje më të forta institucionale në mes Zvicrës dhe Kosovës. Një prioritet tjetër imi është afrimi, bashkëpunimi dhe binjakëzimi në mes komunës së Bernës dhe komunës së Prishtinës. Gjithashtu do të punoj që ky binjakëzim të ndodhë edhe me komunat tjera të Kantonit të Bernës dhe të Kosovës.
Mendoj që organizimi i shkollës shqipe në Kantonin e Bernës duhet të kalojë përmes institucioneve përkatëse kantonale dhe komunale, ndaj jam duke punuar shumë në informimin e opinionit. Do të jem aktiv në shtypin dhe televizionin e Bernës për afirmimin e mundësive reale për një bashkëpunim sa më të madh në mes komuniteteve të ndryshme, pavarësisht origjinës së tyre. Do të përpiqem me fakte dhe argumente t’i prezentoi vlerat më të larta tradicionale, kulturore dhe sportive të komunitetit shqiptar.
Një prioritet tjetër imi është që të punoj sa më shumë për krijimin e hapësirave në mjetet e informacionit në kuadër të Kantonit dhe më gjerë për komunitetin shqiptar; lidhjet e tij me të gjitha asociacionet që veprojnë në kuadër të kantonit me qëllim të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave dhe vlerave kulturore ndërmjet popujve të ndryshëm. Mund të them se komuniteti shqiptar do ta ketë një zë të fuqishëm në mbrojtje dhe avancim të pozitës së tij në kuadër të institucioneve përkatëse. Vetëm duke u futur brenda çdo institucioni, vetëm duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, mund të radhitemi aty ku e kemi vendin dhe gjithsesi mund të hidhet poshtë çdo dezinformatë. Kjo nuk mund të bëhet assesi duke qëndruar në distancë. Ky ka qenë një motiv i fortë imi që të anëtarësohem në këtë parti”.
Marrë nga Express.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
UKRAINË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka dhënë detaje për paketën e gjashtë të sanksioneve që do të bihet dakord në ditët në viji...
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Ky njoftim vjen disa ditë pasi...
GREQI– Është vënë alarmi në Greqi. Protothema raporton se policia ka kapur disa pamje të një personi, i cili qarkullon natën në orën 2 deri në 5 të m...
Nga Jack Guy dhe Anna Chernova, CNNRusia mund të ketë pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, por Presidenti Vladimir Putin ka këmbëngulur se trupat e tij po kryejnë nj...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka goditur infrastrukturën hekurudhore në të gjithë vendin. Oleksandr Kamyshin, kreu i hekurudhave të Ukra...
ITALI– Për të zbutur inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimit të energjisë, qeveria në Itali ka vendosur krijimin e një pakete lehtësimi prej 14 mi...
UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, gjatë fjalimit të natës për qytetarët ukrainas, njoftoi se 156 civilë u evakuuan në qytetin qendror të Z...
EUROPË- Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione ndaj naftës ruse të mërkurën, më 4 maj, teksa forcat ruse po godasin objektiva në lindje të Ukrainës,...
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas protestave të fundit kundër kryeministrit, Nikol Pashinjan. Në manifestime morën pjesë, sipas agjencis...
BJELLORUSI- Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë. Kjo lëvizje është parë ...