“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Shqiptari vrau kunatën dhe plagosi vëllanë e tij, fqinji tregon çfarë ndodhi: Fëmijët ia hodhën armën, erdhën duke bë
14 Dhjetor 2020, 10:28Nga DOSJA
GJERMANI– Fqinji i shqiptarëve në Gjermani i cili pa të gjithë skenën kur u vra gruaja dhe u plagos burri i saj ka dhënë dëshminë e tij.
Ai është shprehur se të shtënat e kanë frikësuar shumë e se dëgjonte fëmijët që bërtisnin me të madhe.
“Dëgjova dy të shtëna dhe gati sa nuk rashë nga karrigia. Fëmijët bërtisnin me të madhe. Në atë moment unë thjesht reagova dhe thirra ekipet e shpëtimit. Kur zbrita në korridor, fëmijët erdhën duke bërtitur drejt meje. Njeriu me origjinë shqiptare u çmend plotësisht. Fëmijët e ndaluan atë dhe e kanë hedhur armën në një livadh para shtëpisë. Unë isha i frikësuar dhe dridhesha”, tha fqinji.
Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek banesa ku kishte jetuar ai me pare me familjen e tij. Aty kishte takuar edhe vëllain me gruan e tij që kishin shkuar per vizite tek ish-bashkëshortja e autorit. 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilën edhe bëri krimin. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.
Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës. Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia. Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe autori ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sipas njoftimeve të Entit Shtetëror Shëndetësor Peruan një nga personat që merrte pjesë në testim ka vështirësi për të lëvizur krahët. Drejtori i Sektorit të Kë...
SHBA-Gjatë ditës së sotme administrate amerikane ka pësuar një sulm hakerash, ku nën shënjestrën janë vënë disa agjenci federale nga agjent të lidhur me një qev...
SUEDI-Shifra e të infektuarve me Covid-19 është rritur në gjithë botën dhe si pasojë shumë vende janë detyruar të shtojnë masat parandaluese. Ndërkohë, Suedia k...
GREQI– Një shtetas grek,(i komunitetit mysliman), nga Komotini, kuzhinier i anijes së linjës Rodos-Kastelorizo, u arrestua nga autoritetet greke nën akuzë...
SHBA– Anëtarët e kolegjit zgjedhor do të mblidhen sot në kryeqytetet shtetërore në të gjithë vendin për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm...
ITALI- Vullkani Etna është kthyer aktiv mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:15 ku Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raportoi një shpërthim nga k...
KOSOVË-Gjykata Speciale ka vendosur që ditën e sotme të mbahet seanca e tretë për ish-udhëheqësin e UÇK-së, Salih Mustafa. Sipas mediave të Kosovës,...
INDONEZI– Policia indoneziane tha se ka arrestuar një nga anëtarët më të vjetër të grupit militant të lidhur me al Kaedën dhe Jemaah Islamiah që dyshohet të jet...
Bota14 Dhjetor 2020, 08:38
SHBA-Presidenti aktual, Donald Trump ka deklaruar se nuk është planifikuar që të jetë ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19. Gjithashtu, me anë të nj...
SHBA-Shtetet e Bashkuara, priten të fillojnë sot vaksinimin masive të popullsisë më vaksinës antiCovid. Sipas mediave te huaja, ka nisur shpërndarja e vaksinës...