LIVE UPDATES
Politike

” ‘Shtëpia e Lirisë’ na ka dëmtuar”, Jorida Tabaku: PD do të bëhet e fortë

12 Shkurt 2022, 17:58 Nga DOSJA

TIRANË – Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ju bëri thirrje të gjithë demokratëve, por edhe shqiptarëve, që të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Tabaku foli për dëmtimin që koalicioni i Sali Berishës “Shtëpia e Lirisë” i ka bërë PD-së, teksa u shpreh se Partia Demokratike nuk është në ditët më të mira, por që do të ringrihet, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“Nuk të gënjej dot dhe të të them se PD sot është më e fortë se kurrë, por di të them se PD do të bëhet e fortë. Ka një forcë të jashtëzakonshme të PD, ka një energji të jashtëzakonshme për ndryshim PD, për t’iu përshtatur nevojave që kanë qytetarët. Në fund të fundit, neve do na votojnë qytetarët, jo ndërkombëtarët”, u shpreh deputetja.

Ndër të tjera, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, tha se nuk e parashikon dot vendimin që mund të marrë Gjykata Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se e konsideron përpjekjen për shkarkimin e Kreut të Shtetit si “pjesë të luftës politike të ditës”. Lidhur me çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Tabaku u shpreh se tre vitet e fundit qeveria nuk ka bërë asgjë, dhe një gjë të tillë, sipas saj, e pranojnë edhe parnterët ndërkombëtarë.
Pjesë nga intervista:

 

 

A do t’i ulin votat e demokratëve aleanca “Shtëpia e Lirisë”, a do ta dëmtojnë PD-në?

Tabaku: Këtë duhet ta provojmë, këtë nuk e di, do ta provojë terreni, por unë di të them që përfituesi i vetëm sigurisht do të jetë PS. Unë gjykoj që të gjithë votat e demokratëve duhet të shkojnë për kandidatin e PD dhe për këtë ju bëj thirrje të gjithëve. Pushteti lokal është pushteti i vetëm ku ti voton për veten tënde, voton për atë që do të të shërbejë, dhe Vora është ndryshe, nuk është si Durrësi, Shkodra, që janë bashki të mëdha. Vora varet shumë nga bashkia. Është një bashki me 30 mijë banorë.

Mendoni se PD do ta marrë Vorën?

Tabaku: Nuk bëj dot parashikime të të them se ne do të fitojmë me 100%. Për të qëndruar me këmbë në tokë, kandidati i PD është favorit nga sondazhet tona. Për të qëndruar me këmbë në tokë di të them se në terren njerëzit kanë një perceptim ndryshe nga ai i rrjeteve sociale dhe i zhurmës së përditshme të politikës. Njerëzit thonë se duan dikë që t’iu shërbejë. Do ta provojmë më 6 mars se çfarë do të ndodhë. Është një situatë ndryshe ku ndodhet PD, por di të them se është një situatë shumë më pozitive nga ajo që transmetohet në media. Është një fushatë që ne po e bëjmë derë më derë. Në Vorë ka një dinamikë tjetër, njerëzit kanë nevojë të flasin me kandidatët, drejtuesit politikë, kanë nevojë të flasim dhe për shqetësimet e tyre.

Edhe në Parlament situata është ndryshe, ku Basha e Berisha tani janë të ndarë…

Tabaku: Unë e kam përjetuar me shumë trishtim 8 janarin. Jam rritur në PD, e konsideroj atë si të vetmen shpresë për shqiptarët. Besoj te parimet e PD, te forca e ndryshimit që PD dhe te standardet që kemi vënë në këtë parti. Unë nuk e përdor gjuhën e sulmit as ndaj kundërshtarit, unë përpiqem të flas me argumente. Unë në politikë jam për fakte e argumente dhe nuk e pranoj gjuhën e retorikës. Për mua kundërshtari i vetëm është Edi Rama dhe do vazhdojë të mbetet ai. Besoj që në fund të ditës të gjithë e shohin me fakte që e keqja e vetme e këtij vendi është Edi Rama. Unë kaq mund të them për këtë.

Kandidatët me siglën e LSI nga ana e Berishës, që merr pjesë në këto zgjedhje. Si e pritët këtë?

Tabaku:
 Nuk do të kisha dashur të ishte një betejë ligjore, por është një betejë ligjore në fakt. Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston në letra, në KQZ dhe KQZ mori një vendim të drejtë, megjithëse mendoj se nuk duhet të ndodhte ai diskutim në KQZ, ishte i kotë. Të gjithë e kuptojnë se ishte një debat i humbur. Unë di të them perceptimin e qytetarëve, të cilët më thonë se do të votojnë PD-në.

Po përdorimi i siglës së PD?

Tabaku: Nuk më duket normale. Kemi eksperienca të tilla, por nuk dua t’i përmend fare se cilët kolegë, të cilët më pas u rikthyen në PD.
Sa e ka dëmtuar PD-në e gjithë kjo situatë?

Nuk të gënjej dot dhe të të them se PD sot është më e fortë se kurrë, por di të them se PD do të bëhet e fortë. Ka një forcë të jashtëzakonshme të PD, ka një energji të jashtëzakonshme për ndryshim PD, për t’iu përshtatur nevojave që kanë qytetarët. Në fund të fundit, neve do na votojnë qytetarët, jo ndërkombëtarët. Sigurisht që ne e kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. PD e ka forcën për t’u ringritur, jemi ringritur në momente më të vështira, që ka pasur PD në të shkuarën.

Do doja një koment për presidentin, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim, mendoni se do të shkarkohet?
Nuk e parashikoj dot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk e di çfarë vendimi do të marrë. Di të them se z. Meta për çështjen për të cilën po shkon para drejtësisë, ka marrë një vendim, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 2019, që unë në atë kohë e kam gjykuar të drejtë. E konsideroj thjesht pjesë të luftës politike të ditës, që po zhvillohet tashmë në Parlament, jashtë tij, në gjykata dhe në çdo institucion tjetër. Kam dështuar shumë herë kur kam parashikuar vendimet e gjykatave, ndaj nuk dua të dështoj sërish.

Si do të ishte Ilir Meta i rikthyer në LSI?

Tabaku: Unë nuk e komentoj dot, punët e veta i dinë vetë ata. Unë gjykoj të flas për punët e PD-së dhe të ardhmen e PD-së.
Përballja me Xhaçkën e Mazin në Komisionin e Integrimit për integrimin e Shqipërisë…
Ka një mungesë vullnet politik total nga ana e qeverisë në këtë proces. Në tre vite nuk kanë bërë asgjë, po fshihen pas vetos bullgare. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë, kushdo që flet me komisionin, e pranojnë që qeveria në këto 3 vite, jo se ka bërë gjë në 5 vitet e mëparshme, por në këto vite ka demotivuar edhe gjithë administratën publike. Nuk dinë të bëjnë një progres-raport, një plan veprimi. Unë në emër të opozitës kam treguar vullnet për t’i lëvizur gjërat dhe për të treguar një vullnet të munguar nga ana e qeverisë.

Marrë nga Balkanweb

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen