LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërthimi në argjendarinë në Bllok, Inspektorati Teknik: Pakujdesi, valvula e bombulës ishte e hapur

16 Korrik 2019, 08:47 Nga DOSJA
Shpërthimi në argjendarinë në Bllok, Inspektorati Teknik:

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i ndodhur mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, mësohet se në bodrumin e argjendarisë “Euro Gold” janë gjetur dy bombola, njwra me propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, kjo e fundit është gjetur me valvul të hapur. 

Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, valvula e bombulës së kriogjenit dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.

Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore.

Sqarimi i plotë:

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur më datë 15.07.2019 në një biznes argjendarie me logon “Euro Gold” me adresë: kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha” kati përdhe, Ish Blloku Tiranë.

Në datën 15.07.2019 rreth orës 1330 ndodhi një ngjarje (shpërthim) në një biznes argjendarie me adresë : kryqëzimi i rrugëve “Ismail Qemali” me atë “Vaso Pasha” kati përdhe, Ish Blloku Tiranë. Nga eksplozioni ka patur dëme materiale të biznesit si dhe dëmtime të lehta të disa personave.

Përshkrimi i vendit të ngjarjes:

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe (bodrum) të një godine disa katëshe.

Nga bodrumi nga punonjësit e zjarrfikseve u nxorrën dy bombola 1(një) bombol GLN-je me kapacitet 15 kg metalike dhe 1(një) bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.

Nga inspektimi në vendngjarje rezultoi se:

Bombola e GLN-es me kapacitet 15 kg kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN-es ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpermjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola e GLN-es ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN-es ishte dëmtuar nga djegia.

Bombola e oksigjenit me kapacitet afersisht 20 litra kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometer bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi). Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga djegia.

Paisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit.

Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nën tokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës … etj, rezulton se rrjedhja e mundëshme e GLN-es dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga:

Rrjedhja e GLN-es nga instalimi i bombolës 15 Kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik.

Sipas rregullit teknik përqindja në vëllim e fazës së gaztë të GLN-es me ajrin në të cilën krijohet përzierja eksploduese është 2 – 10 % si dhe duke patur parasysh që pesha specifike e GLN-es është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN-ja qëndron në kuotën më të ulët të ambientit në të cilin është instaluar bombola, krijimi i këtij ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – ç’kyçje e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje ( flake të lirë) nga përdoruesi, sjell eksplozionin.

Keqmontimi i bombolës së GLN-es me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes), shtrëngimi i rekorderive dhe i fashetave metalike për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit.

Gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur.

Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes).

Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë :

– lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes)

– përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor.

Mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut në punishten e një argjendarie në zonën e ish-bllokut ka shpërthyer bombola e gazit. 4 persona janë plagosur, burrë e grua (pronarët e argjendarisë) dhe dy persona të tjerë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi ne ish-bllok tirane shperthimi ne ish-bllok tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen