LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si u ngrit flamuri pa yll në Spaç/ Revolta që tronditi sistemin komunist dhe dënimi me 23 vite të tjera burg i Bedri Çokut

14 Mars 2021, 20:42 Nga DOSJA
Si u ngrit flamuri pa yll në Spaç/ Revolta që tronditi sistemin

Burgu i Spaçit, ishte tmerri i diktaturës. Të burgosurit që punon në minierë çdo ditë përballeshin me pyetjen po sot kush e ka radhën të vdesë në minierë. Torturat c’njerëzore bënë që 800 të burgosurit në maj të 1973 të çoheshin në revolte, dhe të ngrinin flamurin kombëtarë pa yllin me 5 cepa. Për këtë veprim Bedri Çoku, u dënua edhe me 23 vjet të tjera heqje lirie.

Çfarë i kishit bërë ju Shqipërisë?

“Çfarë mund t’i bëjë Shqipërisë një bujk? Fshati jonë ishte në Luginën e Karavastasë, kështu që babai jonë përveç se kishte të zhvilluar bujqësinë në 100 Ha tokë, merrej dhe me tregtinë e peshkut dhe u bë i pasur. Babain tim e arrestuan në 1950 sepse vinin diversantë dhe mësonin se kush janë të pasurit dhe kë mund të rekrutojnë. E dënuan 15 vjet, e shpallën kulak, i morën dhe pasurinë. Ndërsa ne na hodhën në rrugë me rrobat e trupit ”

Bedriu Çoku nuk kishte kryer asnjë vepër kriminale, pavarësisht kësaj ai në burg u fut kur ishte 20 dhe doli nga qelia kur kishte mbushur 43 vjeç.

“Më kanë arrestuar fshehurazi. Më mbajtën 3 muaj e 3 ditë me batanije në kokë në birucat e 313.”

Në këto tre muaj për farë pyeteshe?

Ata më pyesnin që t’i ke krijuar një grup të madh me 70 veta.

E kishe krijuar t’i këtë grup?

Jo, unë nuk kisha bukë të haja e jo më të rrëzoja komunizmin.

Për sa vite u dënove?

Radhën e parë u dënova bashke me vëllanë për agjitacion politik në Gjirokastër. Vëllanë e dënuan 10 vjet, mua ma lanë 7. Kështu na çuan në Spaç. Unë në Spaç 5 vjet punova në minierë, ndërsa vëllai jashtë. Pikërisht atëherë kur Bedriu ishte shumë pranë lirimit, në Spac u ngrit flamuri i revoltës. Kur bëmë revoltën e Spaçit aty u arrestova përsëri bashkë me 80 veta. Filloi revolta si fillim duke rrahur policinë, pastaj morëm për 3 ditë nën komando burgun. Për ta sensibilizuar më shumë situatën dhe jashtë dyerve të burgut ngritëm flamurin shqiptar pa yll.

Ku e gjete flamurin?

Morëm copën e një jorgani të kuq, shqiponjën e pikturoi një shok.

Nuk kishe frikë nga pushkatimi?

Siç po vuanim ne atje ishim gati të vdisnim në çdo moment dhe në galeri të mos ktheheshim më. Bedriu më të vëllanë Caushin, qëndruan në të njëjtat burgje për 22 vjet, por nuk u takuan asnjë ditë për më shumë se 2 dekada.

“U dënova 23 vjet, vëllai 20 vjet nga aty na çuan në burgun e Burrelit. Në 1979 arrestuan dhe vëllanë tjetër. Ne kemi qenë 3 vëllezër njëkohësisht në burg.”

Sa vite burg ka bërë familja juaj?

23 kam bërë unë, 22 vëllai vogël, 8 vetë tjetri, 11 baba. 64 vjet burg në total. Familja Çoku u dënua pse ishte e pasur, ndërsa disa të tjerëve liria u ish hequr se ishin të ditur. Më the që atje në burg kishte intelektuale.

Sa gjuhë të huaja mësove dhe si?

Unë atje mësova anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.

Si mësove?

Po atje në burg me shokët se nuk ke çfarë të bësh. Ne nuk dilnim. Unë për 15 vjet nuk kam parë hëna dhe yje me sy. Kështu që mësova. Kam qenë në dhomë më Pjetër Arbnorin për 12 vjet, atje kisha shokë që dinin 6 gjuhë të huaj. plus që priftërinjtë kishin kulturë të madhe.

Kur dole çfarë bëre?

Ika në shtëpi në mbrëmje. Nëna më pa më përqafoi dhe i ra të fikët.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur bedri çoku bedri çoku

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen