LIVE UPDATES
Bota

Situata e rënduar e COVID-19 në Kosovës, vështirësohet rehabilitimi i të kthyerve nga Siria

26 Korrik 2020, 12:23 Nga DOSJA
Situata e rënduar e COVID-19 në Kosovës, vështirësohet

KOSOVË- Përhapja e koronavirusit në Kosovë në gjysmën e muajit mars, ka ndërprerë procesin e rehabilitimit të familjeve të kthyera nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që janë në kontakt të vazhdueshëm me këto familje, tregojnë se problemet kryesore ishin në mësimin online për fëmijët. Shumë nga këta fëmijë nuk dinë të shkruajnë ose lexojnë pasi ata kanë lindur në zonat e luftës dhe nuk kanë ndjekur shkollimin. Shumë të tjerë që kanë lindur në Kosovë dhe kanë shkuar atje nuk kanë ndjekur shkollimin.

Ganimete Gërbovci nga kjo ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë se fëmijët e kanë pasur të vështirë qasjen dhe kuptimin e mësimeve online. “Nuk kanë pasur pajisje që të ndjekin mësimin online. Disa familje as televizorë nuk kanë pasur. Përmes Drejtorisë së Arsimit të komunës së Prishtinës, për fëmijët në Prishtinë, janë siguruar pajisje elektronike gjatë pandemisë, me qëllim që fëmijët të kenë mundësi të ndjekin mësimin online nga shtëpitë e tyre”, thotë ajo.

Seanca online janë zhvilluar edhe me gratë e kthyera. “Nga aspekti i shëndetit mendor, psikologët tanë kanë zhvilluar seanca të vazhdueshme online me gratë dhe i kanë këshilluar ato për përdorim të pajisjeve mbrojtëse siç janë maskat, distanca e tjerë”, thotë ajo. Periudha më e vështirë tregon Gërbovci, ishte kur në fuqi ishin masat e kufizimit të lëvizjes, kur kosovarët ishin të kufizuar të dilnin jashtë shtëpive të tyre në muajt prill dhe maj.

Puna me staf të reduktuar kishte bërë që procesi i rehabilitimit i nisur kohë më parë, kishte ndërprerë shumicën e aktiviteteve, në përjashtim të dërgimit të pakove ushqimore dhe higjienike të familjet e kthyera. Pas lirimit të masave izoluese në fillim të muajit qershor, disa aktivitete janë kthyer edhe për të riatdhesuarit nga Siria. Fëmijët tashmë janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme sportive e kulturore.

“Organizimi i këtyre aktiviteteve është bërë në grupe më të vogla diku rreth 7 deri 8 fëmijë në ambiente të hapura, me qëllim që të respektojmë masat anti-Covid-19”, thotë Gërbovci. Sipas saj, deri më tash, asnjë anëtar i familjeve të riatdhesuara nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas lehtësimit të masave, gratë kanë filluar të ndjekin kurse të rrobaqepësisë. Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e lirë se pandemia ka sjellur sfida në ri-integrimin e qytetarëve të Kosovës të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.

“Ka ndikuar në ngadalësimin e disa prej projekteve që janë paraparë të zbatohen, ku do të përfshiheshin edhe qytetarët e kthyer nga këto zona të luftës. Disa prej programeve që janë paraparë të realizohen me këta individë, kanë hasur në problem të vogël, qoftë janë shtyrë programet ose është dashur të akomodohen në përputhje me nevojat dhe rrethanat e pandemisë COVID-19”, thotë Perteshi.

Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard”, thotë se organizimi i mësimit online nga distanca ka pasur shumë mangësi në Kosovë. E kur bëhet fjalë për fëmijët e riatdhesuar, ai thotë për Radion Evropa e Lirë se këta fëmijë janë anashkaluar sa i përket qasjes në mësim në kohë të pandemisë.

“Shpresoj shumë që nga gjysmëvjetori i ri nga shtatori, e që me gjasë organizimi i mësimit do të jetë në formatin e njëjtë, qeveria të ketë parasysh një situatë si kjo dhe një qasje të vështirë që këto grupe kanë ndaj mësimit online dhe t’u sigurojë të njëjtëve jo vetëm transmetimin, por domosdoshërisht edhe një përkushtim më të madh të institucioneve karshi tyre”, thotë Qehaja. Mesnatën e 19 prillit të vitit të kaluar, 110 qytetarë të Kosovës, duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë, u kthyen nga Siria në Kosovë.

Sipas autoriteteve kosovare prej fillimit të luftës në vitin 2012, në Siri ishin rreth 400 kosovarë. Në shtetin e Sirisë kanë mbetur edhe rreth 100 kosovarë të tjerë, prej të cilëve rreth 40 besohet se janë fëmijë. Qeveria e Kosovës më herët gjatë këtij viti, nuk ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nëse janë duke planifikuar një operacion të ri të riatdhesimit të kosovarëve të mbetur në territorin sirian.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni femijet kosovare te kthyer nga siria koronavirusi ne kosove femijet kosovare te kthyer nga siria koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen