LIVE UPDATES
Bota

“S’ka më rrugëdalje”/ Dëshmitë e trishta nga Kabuli: Ata po rrahin njerëzit me shkopinj e kamxhikë, qëllojnë vazhd

20 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
“S’ka më rrugëdalje”/ Dëshmitë e trishta

Nga frika për jetën e tij, Ahmadi u largua nga shtëpia e tij në Kabul pak kohë pasi talibanët morën kontrollin e qytetit. Tani ai gjendet në një shtëpi të sigurt në kryeqytetin afgan dhe me dëshpërim po pret që të largohet nga Afganistani.

Por, shpresa e tij që të largohet i sigurt me avion në një shtet tjetër, po zbehet shumë shpejt.

Luftëtarët talibanë kanë vendosur pika të kontrollit jashtë aeroportit të Kabulit dhe po parandalojnë –shpesh edhe me dhunë – mijëra afganë, që kanë dokumente udhëtimi, që të largohen me aeroplanë nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Jam bllokuar këtu”, thotë Ahmadi, i cili nuk dëshiron t’i publikohet emri i vërtetë, pasi ka frikë nga hakmarrja e talibanëve.

“Tani nuk ka rrugëdalje”, shton ai.

Ahmadi është në listën për evakuim pasi posedon Vizës të Posaçme të Imigrimit të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara. Ai po ashtu ka pranuar një email, ku i është kërkuar që të shkojë në aeroport. Por, ai nuk është informuar se në cilën portë të aeroportit të hyjë, duke u detyruar që të tentojë të hyjë në aeroportin e Kabulit nga disa pika hyrëse.

Edhe po të ishte pranë portës së duhur, talibanët veçse ia kanë ndaluar hyrjen në aeroport pesë herë në dy ditë të ndryshme. Gjatë përpjekjes së tij të fundit më 19 gusht, luftëtarët talibanë, të armatosur me pushkë, qëlluan drejt tij, por për pak plumbat nuk e kapën.

“Isha me fat që nuk u vrava”, thotë Ahmadi, i cili rrëfimin e tij për Radion Evropa e Lirë e dha përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp.

“Tani, nuk e di se cila është më e rrezikshme: të shkosh në aeroport apo të qëndrosh dhe të jetosh nën sundimin e talibanëve”.

Mijëra afganë, që nuk kanë dokumente udhëtimi, kanë vërshuar aeroportin që prej se talibanët morën nën kontroll Kabulin më 15 gusht. Ata po shpresojnë që të hipin në ndonjë prej avionëve, për të ikur jashtë vendit.

Qeveritë perëndimore janë deklaruar se dëshirojnë të evakuojnë nga Kabuli afganët që janë në rrezik.

Të paktën 12 persona raportohet se janë vrarë në dhe përreth aeroportit, përfshirë edhe disa afganë, të cilët ishin kapur në avionët në lëvizje të forcave ajrore amerikane dhe më pas ranë nga ajri.

Të tjerë janë vrarë nga të shtënat e luftëtarëve talibanë apo të forcave amerikane, ose vdiqën pasi u shtypën nga turmat.

Kaosi në aeroportin e Kabulit ka bërë që mijëra afganë që kanë dokumente udhëtimi, sikurse Ahmadi, të mos mund të hipin në avionë për t’u larguar nga Afganistani.

Dëshmitarët thanë se luftëtarët talibanë, disa prej tyre që bartnin shkopinj dhe kamxhik, po lejojnë qytetarët e huaj të hyjnë në aeroport, por po ua ndalojnë hyrjen shumë afganëve, edhe atyre që kanë pasaporta të huaja.

Teksa qeveritë e huaja po e kanë të pamundur që të sigurojnë që pasagjerët të mund të arrijnë sigurt në aeroport dhe të evakuohen, disa avionë janë nisur nga Kabuli me pothuajse asnjë pasagjer. Një avion nga Gjermania, që është në gjendje të transportojë 150 pasagjerë, gjatë kësaj jave u largua nga Kabuli me vetëm shtatë njerëz në bord, gjë që nxiti kritika të mëdha.

“Të shkosh deri në aeroport është mision i pamundur”, thotë një aktivist afgan për të drejtat e njeriut, që nuk arriti të fluturonte drejt Stambollit, një destinacion mjaft popullor për shumë afganë. Turqia është një prej shteteve të pakta që u jep viza – edhe pse me çmime gjithnjë e më të larta – afganëve.

“Talibanët po e bëjnë shumë të vështirë për afganët që duan të largohen”, tha ai, që foli në kushte anonimiteti.

“Ata mendojnë se njerëzit që largohen janë skllevër të të huajve dhe ata e meritojnë që të trajtohen në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Sahar, një grua afgane në të 20-tat, thotë se talibanët kanë ngritur disa postblloqe në rrugët që çojnë për në aeroport. Ajo thotë se luftëtarët talibanë “janë gjithkund dhe janë të armatosur rëndë”.

“Ata me forcë po i largojnë njerëzit”, thotë Sahar, e cila nuk deshi që të identifikohej me emrin e saj të vërtetë për shkaqe sigurie.

“Ata po rrahin njerëzit me shkopinj dhe kamxhikë dhe vazhdimisht po shtënë me armë në ajër”, tregon ajo.

Sipas saj, situata jashtë aeroport “është jashtëzakonisht kaotike”.

Çdo ditë që kalon, rreziku për afganët si Ahmad rritet.

“Unë jam në rrezik të jashtëzakonshëm”, thotë Ahmadi.

“Kam punuar me Qeverinë amerikane dhe organizatat amerikane. Kam pranuar kërcënime nga talibanët. Ata thonë se po vijnë për mua”, thotë ai.

Talibanët kam premtuar amnisti të plotë, edhe për ata persona me të cilët kanë luftuar në të kaluarën. Por, banorët e kryeqytetit afgan thonë se realiteti është ndryshe.

Luftëtarët talibanë kanë shkuar derë më derë në Kabul, duke bastisur shtëpi dhe nganjëherë duke rrahur, kërcënuar apo rrëmbyer banorët. Shpesh ata u kanë konfiskuar qytetarëve dokumentet personale dhe telefonat mobilë, thonë banorët lokalë.

Banorët thonë se luftëtarët talibanë veçanërisht janë duke shënjestuar ish-punonjësit qeveritarë, ish-ushtarët dhe zyrtarët policorë dhe afganët që kanë punuar me qeveritë dhe organizatat e huaja.

Dhjetëra banorë afganë kanë thënë se kanë shkatërruar çdo dokument që i lidh ata me qeverinë e kaluar ose me punën që kanë bërë me entitetet e huaja.

Talibanët janë treguar të përmbajtur në Kabul, ku nuk ka dhunë dhe vrasje të përhapura.

Por, jashtë Kabulit, larg nga sytë e botës, militantët kanë vrarë, burgosur dhe rrahur ish-punonjësit qeveritarë, ushtarë dhe afganë që kanë punuar për forcat e huaja.

Jashtë Kabulit, talibanët kanë rivendosur shumë prej ligjeve të tyre shtypëse, pavarësisht se zëdhënësi i talibanëve u zotua më 17 gusht se grupi do të mbronte të drejtat e grave dhe lirinë e mediave, që ka lulëzuar në 20 vjetët e fundit në Afganistan.

Në shumë zona, militantët ua kanë ndaluar grave që të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk shoqërohen nga një i afërm mashkull dhe po ashtu u kanë ndaluar grave që të punojnë jashtë shtëpive të tyre.

Ata po ashtu kanë kufizuar ashpër edukimin e vajzave dhe madje kanë detyruar vajzat e reja dhe gratë e veja që të martohen me luftëtarët talibanë, thonë banorët lokalë.

“Talibanët nuk kanë ndryshuar”, thotë Tamim, një gazetar në Kabul, i cili është duke u fshehur së bashku me familjen e tij katëranëtarëshe.

“Pse mendoni që shumë afganë me dëshpërim po tentojnë të largohen?”, shton ai.

Tamim, që ka qenë kritik i talibanëve dhe Pakistanit, që sponsori më i madh i këtij grupi, thotë se ai ka fshirë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale.

“Tani jam duke u fshehur”, thotë ai.

“Ne jemi në rrezik të madh. Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që ata të mos na i lëndojnë familjet tona”, shton ai.

Derisa Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore po vazhdojnë të evakuojnë shtetasit e tyre dhe stafin e tyre afgan nga Kabuli, miliona afganë nuk kanë shumë zgjidhje, pos të qëndrojnë në Afganistan.

“Nuk ka fluturime dhe unë nuk kam vizë”, thotë Tamim.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh me mua”, shton ai.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ahmadi talebanet pushtojne afganistanin ahmadi talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje