LIVE UPDATES
Politike

S’ka nevojë për formular policie! Lleshaj: Nga nesër ri-aplikoni për pasaporta me procedurë të thjeshtuar

30 Shtator 2020, 16:13 Nga DOSJA
S’ka nevojë për formular policie! Lleshaj: Nga nesër

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë por mund të drejtohen direct pranë zyrave të aplikimit.

Ministri përmendi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence, duke u bërë ftesë gjithë të tjerëve që ende nuk kanë aplikuar, të nxitojnë me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta.

Shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence. Ndërkohë bëj thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, gjatë këtij viti, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore,”– tha Lleshaj.

FJALA E PLOTË:

Qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit. Kjo është një risi që do të kursejë kohë e shpenzime për shtetasit shqiptarë që tashmë e kanë shumë më të thjesht procedurën e ripajisjes me dokumente biometrike. Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen. Shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence. Ndërkohë bëj thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, gjatë këtij viti, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.

Gjatë vitit 2020 janë shtuar shërbimet dixhitale për qytetarët. Në këtë kuadër MB ka ofruar një numër të madh shërbimesh online

Një tjetër risi, ka të bëjë me aplikimin për pasaporta udhëtimi. Për ri-aplikim janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë Policisë

Bëj ftesë për qytetarët të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të aplikimit me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta

Qytetarëve, që janë mbi moshën 75 vjeç, u lëshohen karta identiteti pa afat skadence

Do ta vazhdojmë këtë angazhim edhe më tej për ta lehtësuar edhe më tej barrën për qytetarët

Viti 2020 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i përket shtimit të gamës së shërbimeve për qytetarët, të cilat janë spostuar kryesisht në fushën e shërbimeve dixhitale. Dhe kjo ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë barrën e qytetarëve, të cilët janë detyruar prej vitesh të harxhojnë orë të tëra pranë sporteleve ndërkohë që kjo kohë tani u mbetet në dispozicion atyre.

Në këtë kuadër Ministria e Brendshme ka ofruar një numër të madh shërbimesh online dhe sot jemi këtu për të prezantuar një tjetër risi, një tjetër lehtësim të barrës për qytetarët që ka të bëjë me aplikimin për pasaporta udhëtimi.

Në ndryshim nga praktika e deritanishme, tashmë për ri-aplikimin janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë policisë, për të bërë aplikim dhe për të plotësuar formularë pranë Policisë së Shtetit.

Duke filluar nga nesër, qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë sportelit përkatës të aplikimeve, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online.

Një risi tjetër, e cila ka kohë që ka ndodhur lidhet me faktin që për qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe që janë mbi moshën 75 vjeç, ajo lëshohet pa afat vlefshmërie që do të thotë që kushdo që ka kaluar moshën 75 vjeç dhe aplikon për të marrë një kartë identiteti, ajo lëshohet pa afat skadence, që është po ashtu një lehtësi dhe shërbim i ri në favor të qytetarëve.

Duke shfrytëzuar këtë rast gjej mundësinë të bëj ftesë për qytetarët që të shpejtojnë për të aplikuar pranë zyrave përkatëse qoftë për letërnjoftime, qoftë për pasaporta.

Është fakt i ditur që pandemia e gjatë e këtij viti, të cilës i ka paraprirë edhe situata e tërmetit, ka detyruar qeverinë që të shtyjë afatin e vlefshmërisë për kartat apo pasaportat e skaduara. Por tashmë koha ka ardhur që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të aplikimit me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta.

Kryesisht për kartat e identitetit e bëj thirrjen më të fortë për arsye se një numër i madh shërbimesh lidhen me kartat, me vlefshmërinë e tyre, ndërkohë që edhe afrimi i zgjedhjeve detyron qytetarët të pajisen me këto karta me qëllim që t’u mundësohet edhe zgjedhja konform rregullave, për faktin që duke pasur edhe identifikim elektronik do të duhet që qytetarët të kenë në dorë karta të vlefshme. Kështu që vlen thirrja për të nxituar, zyrat janë të pajisura, janë funksionale dhe mirëpresin të gjithë qytetarët për të kryer këtë detyrim pranë tyre.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aplikimi per pasaporte sander lleshaj aplikimi per pasaporte sander lleshaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen