Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Skandal/ Firma “Salillari” hedh inerte ndërtimi në fshatin Ibë. Policia nuk vepron
20 Tetor 2021, 09:46Nga DOSJA
TIRANË– Firma e ndërtimit “Salillari” është shkaktarja kryesore e krimit mjedisor që po ndodh në fshatin Ibë. Ky skandal po ndodh nën syrin e policisë dhe inspektorëve të mjedsit në dritën me diell. Firma e ndërtimit “Salillari” ngarkon inerte në kantierin e saj të ndërtimit dhe me makina që nuk ndalen në asnjë moment, I shkarkon ato në Fshatin Ibë. Inertet që shikoni në video i përkasin kantierit pranë Liqenit të Thatë në Selitë (kopshtit zoologjik) njohur ndryshe si Farka.
Video amatore tregon qartë ngarkimin e inerteve në kantier dhe rrugën që ato bëjnë mes trafikut, futen në unazën e madhe dhe marrin rrugën për në Ibë një zonë turistike në të cilën “Salillari” shkarkon inertet e tij në mënyrë të jashtëligjshme. Prej kohësh “Salillari” depoziton si të dojë dhe ku të dojë pa pengesa nga shteti. Nuk dihet se si e siguron këtë mbrojtje nga policia bashkiake dhe ajo rrugore “Salillari” por nje gjë është e sigurt, se kjo vepër penale po ndodh para syrit të banorëve të Tiranës dhe atyre të fshatit Ibë, ankesat e te cilëve nuk i dëgjon askush.
Megjithëse kjo vepër penale e ndotjes së ambientit dënohet nga kodi Penal 2 deri në 10 vjet, deri tani kjo kompani ka mbetur e paprekshme. Ky skandal i dokumentuar me video është nje thirrje për organet e rendit, të cilat në këtë rast duket se janë bërë pale me këtë krim mjedisor të pandërshkuar. Nëse nuk veprohet “Salillari” do e kthejë shumë shpejt fshatin Ibë në një mal me plehra, i cili do mbulojë jo vetëm natyrën, por dhe banorët që kanë mbetur pa mbrojtje.
VLORË – Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci.Gjykatësi Enkel Peza me kërkes...
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë pishinën dimërore dhe ambientet e resortit “Gloria Palace” në Qerret, ku dhe u gjetën katër trupat e pajetë të ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erjon Llapushi, i cili është shpallur në kërkim pasi vrau kamerierin Gazment Kurmaku në Elbasan, ka q...
ELBASAN– Policia ka ‘zgjuar’ Elbasanin gjatë natës së kaluar pasi janë ushtruar kontrolle në të gjithë qytetin. Mësohet se Policia e Elbasanit ka ngritur ...