Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PRISHTINË– Dardan Stublla, bashkëshorti i kryediplomates në detyrë të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas video-përgjimit ku pretendohej se kishte blerë vota për ta rizgjedhur edhe njëherë deputete në Kuvend. Në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Dardan Stublla, mohon blerjen e votave për gruan e tij dhe thotë se rastin e ka denoncuar edhe në organet kompetente dhe se pret që të zbardhet e vërteta.
“Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK…”, shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i tij i plotë:
REAGIM KUNDËR VIDEOS SË PUBLIKUAR ME DATË 06 MARS 2021 ME TITULL: ’ VIDEO QË IMPLIKON BURRIN E MELIZA HARADINAJ STUBLLA NË BLERJE TË VOTËS”
Pas shqetësimeve tronditëse që pësuam mbrëmë si familje, e ndjej obligim t’i drejtohem opinionit publik, se NUK JAM UNË pjesë siç po pretendohet në video-fabrikimin e publikuar, për kinse ‘vjedhje/blerje të votave në Qendrën për Numërimin e Votave (QNR).’ Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve dhe përmes publikimeve të tyre në pseudo-portale! Këto grupe kriminale, si pjesë e parapolitikës së ndyrë, janë bërë bashkë në këtë fushatë të paprecedent, për të shtyer përpara interesat klanore e grupore të tyre, që tentojnë të përfitojnë pa zgjedhur mjete, e duke e sulmuar në integritet një familje të tërë vetëm e vetëm për të bërë presion në institucione, që pastaj këtë që e bëjnë më së miri, pra të shantazhojnë edhe përmes Kuvendit të Kosovës. Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video: 1. Së pari, unë nuk jam pjesëmarrës e as i implikuar siç pretendohet në këtë video dhe lakimi i emrit tim është i qëllimshëm për arritjen e interesave të ngushta të grupit kriminal, përkatësisht për favorizimin e njerëzve të caktuar duke njollosë të tjerët; 2. I ashtuquajturi “komisioner” i cili në video-inskenim pretendon se ka pranuar nga unë para dhe citoj “kryjta punë”, kur pyetet se ku u takua me mua, ai përmend “në lokalin Infinit afër selisë së AAK-së” i cili nuk ekziston tash e më shumë se një vit. 3. Tutje, i ashtuquajturi “komisioner” pretendon se në baza ditore ka komunikuar me mua për të më informuar rreth gjendjes për të cilën ai pretendon se më ndihmonte andaj, kërkoj nga Prokuroria të vërtetojë formën dhe përmbajtjen e komunikimeve e pretenduara në mes nesh. 4. Fabrikimi i rradhës nga ky grup kriminal është se unë kontrolloj të gjithë komisionerët e dërguar nga AAK në QNR, por e vërteta është krejt ndryshe sepse, partitë politike në QNR nuk delegojnë komisionerë, por ata rekrutohen nga vetë QNR/KQZ, dhe ky fakt është edhe një shenjë e inskenimit të dobët të tyre. Siç vërehet qartë edhe në shumë kundërthënie e gënjeshtra tjera të pafundme në atë video, kuptohet pa mëdyshje se banda kriminale që është angazhuar në fabrikimin e saj nuk zgjedh mjet për të arritur qëllimet e veta, për të përkrahur individë të caktuar, të cilët nëpërmes pseudo-portaleve dhe parave të dyshimta, shantazhojnë dhe kërcënojnë këdo që u del përpara. Andaj, para këtyre rrethanave përmes kësaj deklarate u bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prishtinës Z. Kujtim Munishit, emri i të cilit u përfol po ashtu në këtë fabrikim, që sa më parë të zbardhin të vërtetën lidhur me këtë video të inskenuar nga grupi kriminal. Puna, përkushtimi dhe sukseset e familjes po tentohet qëllimshëm e pamëshirshëm të rrënohen nga keqbërësit. Por, nuk do t’ia dalin. E vërteta do të fitoj gënjeshtrën, faktet do t’i demantojnë intrigat e shantazhet, e inskenimeve të ulëta do t’u jap epilog drejtësia. Krejt në fund, dua të konfirmoj edhe një herë me përgjegjësi të plotë morale e ligjore, se UNË NUK JAM dhe NUK KAM QENË asnjëherë i involvuar në biseda dhe tavolina të tilla siç po pretendohet! Në këtë frymë, konfirmoj për opinionin publik, se pas publikimit të kësaj videoje të inskenuar nga bandat kriminale të parapolitikës, mbrëmë kam denoncuar në Policinë e Republikës së Kosovës shantazhin, dhe pres zbardhjen e rastit sa më parë. Poashtu, padia për shpifje e paralajmëruar ditë më parë nga bashkëshortja ime për kinse ‘ushtrimin e ndikimit të saj si Ministre në QNR’ – do të parashtrohet në gjykatë shumë shpejtë.
Sipas videos së publikuar dje nga Insajder, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete. Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete. Sipas medias, videoja është filmuar nga një person i infiltruar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vazhdon të insistojë se dialogu me Serbinë nuk është një prioritet për...
SHBA– Sipas raporteve të shumta, ish-presidenti Donald Trump, mund të vizitojë New York City për herë parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.Ish-presid...
MALI I ZI-Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për çështjen e njohjes së Kosovës nga...
GJERMANI– Thellohet skandali i maskave në partinë CDU-së në Gjermani, ku një tjetër deputet, Nikolas Lobel është i përfshirë.“Të jem një anëtar i Bundestagut gj...
KOSOVË-Kandidati për deputet nga LDK-ja, Faton Bislimi i ka bërë thirrje Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-së ), që të dërgojë për rinumërim...
KOSOVË-Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publik...
KOSOVË- Shifra e personave nga komuna me shumicë serbe në Kosovë që kanë aplikuar për të marrë vaksinës anti-Covid, është tri herë më e lartë se një javë m...
KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidenten në detyrë Vjosa Osmani dhe deputetët Glauk Konjufcën, Donika...
GREQI– Autoritetet greke kanë arrestuar për herë të pestë një shqiptar të komunitetit rom me pseudonimin “Shkaba”, i cili brënda një viti ësht...
ANGLI– Mbretëresha Elizabeth do të ‘injorojë’ intervistën ekskluzive të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey. Obor...