“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Sport
Europa League/ Pellegrini dhe Zaniolo përmbysin Ludogorets, Roma në play-off, Arsenal mund Zurich
Roma frikëson, por mbetet në Europa League. Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinhos mundi Ludogorets 3-1 me përmbysje dhe fitoi kalimin në play-off, duke përfunduar fazën e grupeve në vendin e dytë.
3 Nëntor 2022, 23:17Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
EUROPË- Roma frikëson, por mbetet në Europa League. Në raundin e fundit të Grupit C, skuadra e Mourinhos mundi Ludogorets 3-1 me përmbysje dhe fitoi kalimin në play-off, duke përfunduar fazën e grupeve në vendin e dytë.
Në pjesën e parë, verdhekuqtë ishin nën ritëm. Goli i Rick në minutën e 42', trembi italianët. Mourinho bëri një ekip më sulmues dhe përmbysën bullgarët me dy golat e Pellegrinit në 56' dhe 64 dhe realizimi i Zaniolos në 85'.
Në Grupin B, Fenerbahce fiton ndaj Dynamo Kiev me shifrat 0-2 dhe e mbyll në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që Rennes nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj AEK Larnaca. Ndërkohë që këto janë rezultatet e takimeve të tjera.