11 Tetor 2022, 09:23
Nga DOSJA

AFRIKA E JUGUT - Atleti i Afrikës së Jugut, Luvo Manyonga, kampion bote (ari në 2017) dhe medalist olimpik (argjendi në 2016) në kërcimin së gjati, është gjetur nga BBC, pavarësisht se nuk ka agjent, nuk ka telefon, jeton në një adresë të panjohur, nuk përdor rrjetet sociale dhe nuk ka email.
Mayonga ka vuajtur disa probleme me anti-dopingun për shkak të varësisë së tij të deklaruar ndaj ‘tik’-ut, një variant i metamfetaminës kristal, që e detyroi të shkonte në një program rehabilitimi një muaj para Kupës së Botës 2017 në Londër, në të cilin fitoi medaljen e artë.
Manyonga tregon edhe se si iu rikthye përdorimit të drogës: "Pasi humba nënën time (2020), gjërat shkuan përpjetë për mua, a e kupton? Nuk e vajtova nënën time, e mora shumë lehtë dhe duke parë prapa, po përdorja drogë për të mos ndjerë dhimbjen. Thjesht doja të mpija veten, deri në atë pikë sa nuk e dija se çfarë date ishte."
Pas dy vitesh varësie, Mayonga shpjegon përsëri për BBC se "ai mund ta kishte humbur lehtësisht jetën. Ai po bënte të gjitha llojet e gjërave të çmendura. Nuk do të doja t'i përmendja të gjitha, por bëra disa nga ato gjëra, që të droguarit bëjnë si vjedhja, hyrja nëpër shtëpi...”,- ka pranuar Mike Henson Luvo Manyonga.

Manyonga, i cili ka marrë disa pezullime nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) që nga viti 2012, për përdorim të drogave, që e kanë lënë jashtë pistës për më shumë se pesë vjet, mund të kthehet në gara në dhjetor 2024.
"E kuptoj pezullimin tim. Ishte si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që varen nga droga. Gjërat kanë qenë të vështira, nuk po gënjej. Por unë jam një djalë i fortë. Ky është realiteti im dhe unë nuk i shpëtoj dot, a e kuptoni?”,- thotë atleti 33-vjeçar.
"Ka ende një shans që Luvo të kthehet. E vetmja gjë që duhet të bëj tani është të gjej Luvon. Jo kampionin e botës, jo të droguarin Luvo. Nëse mund ta gjej atë person, gjërat do të bien në vend,"- thotë Manyonga, duke e lënë të hapur derën për rikthimin e tij të mundshëm në atletikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Tetor 2022, 07:26
ANGLI - Më shumë se 1300 mbështetës të Anglisë dhe Uellsit, dy kombet e Mbretërisë së Bashkuar të kualifikua...
Sport
11 Tetor 2022, 06:58
ITALI - Përpara se të niset për në Katar me Argjentinën, me synim për të fituar Botërorin e parë të karrier&...
Sport
10 Tetor 2022, 21:56
ANGLI- Nuk është një periudhë veçanërisht e lumtur për Liverpool-in dhe tifozët. 'Reds' u mundën në Lond&e...
Sport
10 Tetor 2022, 19:46
EUROPË- Federata Internacionale e Automobilizimit ka konfirmuar se Red Bull dhe Aston Martin kanë shkelur rregullat e Kufirit të Buxhetit, kufi...
Sport
10 Tetor 2022, 19:38
ITALI- Roma humbet Paulo Dybala për 4-8 javë. Ekografia e kryer pasditen e sotme në Trigoria konfirmoi dëmtimin kuadriceps femoral në...
Sport
10 Tetor 2022, 19:24
UKRAINË- Ky sulm i ushtrisë ruse mund të kishte përfunduar tragjikisht për legjendën e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko. Is...
Sport
10 Tetor 2022, 18:02
SPANJE - Ferland Mendy do të jetë një nga lojtarët e rinj në formacionin e Real Madridit kundër Shakhtarit, ...
Sport
10 Tetor 2022, 17:31
ANGLI- 15 gola në 9 javët e para të Premier League. 5 në 3 të parat e Champions League. Gjithsej 20 realizime në vetëm 12 n...
Sport
10 Tetor 2022, 17:15
SPANJË- Stërvitje e veçantë plot buzëqeshje për lojtarët e Mallorca-s, skuadra në të cilën luan Vedat Muri...
Sport
10 Tetor 2022, 17:07
SPANJË-“Messi një provokator dhe Ronaldo një egocentrik”. Këto janë zbulimet e ashpra të Jerzy Dudek, ish-portieri p...