LIVE UPDATES
Sport

NATIONS LEAGUE/ Laçi dhe Broja optimistë: “Në Izrael shkojmë vetëm për tre pikët! Jemi të përgatitur, nga portieri te sulmuesi!

Kuqezinjtë u fokusuan te rëndësia e ndeshjes së parë ndaj Izraelit dhe theksuan se Shqipëria do të kërkojë vetëm fitoren në transfertë.

22 Shtator 2022, 14:31 Nga DOSJA

NATIONS LEAGUE/ Laçi dhe Broja optimistë: “Në Izrael

DURRES - Teksa kanë mbetur vetëm dy ditë nga përballja e parë e muajit shtator ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës. Ndërkaq, në ditën e katërt të grumbullimit, në konferencën e zakonshme për mediat kanë dalë dy futbollistët e Kombëtares, Armando Broja dhe Qazim Laçi, të cilët kanë folur për dy sfidat e fundit, fillimisht ndaj Izraelit në transfertë më 24 shtator e tre ditë më vonë ndaj Islandës në ‘Air Albania’ më 27 shtator.

NATIONS LEAGUE/ Laçi dhe Broja optimistë: “Në Izrael

Fillimisht, ishte Qazim Laçi, ai, i cili iu përgjigj interesit të gazetarëve, teksa mesfushori kuqezi u fokusua te rëndësia e ndeshjes së parë ndaj Izraelit dhe theksoi se Shqipëria do të kërkojë vetëm fitoren në transfertë. Ai tha se ndihet gati për ta nisur ndeshjen si titullar.

Çfarë mund t’i jap më shumë ekipit? “Mund t’i jap shumë fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa dhe ekipi të jetë më shumë agresiv. Ky lloj futbolli i pëlqen edhe më shumë trajnerit dhe po punojmë në stërvitje për të ushtruar sa më shumë pressing, për të fituar sa më shumë topa në zonën e Izraelit”.

A jam gati për të qenë titullar? “Besoj se po. Ekipi, por edhe unë kemi treguar në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, që jemi gati. Në mesfushë ka shumë lojtarë, por të gjithë po përgatitemi shumë mirë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të ikim e ta fitojmë”.

Sa do të ndikojë presioni te përfaqësuesja jonë përballë Izraelit? “Do kemi pak presion, pasi duam të fitojmë ndeshjen, por nuk besoj se ekipi ka presion për momentin. Po punojmë shumë mirë dhe jemi të gjithë gati për të shkuar në Izrael e për të fituar këtë ndeshje të rëndësishme. Të marrim tre pikët pasi qëllimi ynë është vendi i parë në grup. Të gjithë lojtarët janë përgatitur 100%, nga portieri te sulmuesi nga stafi kuqezi. Të mundohemi të japim maksimumin dhe ta tregojmë në fushë që kemi vlerat dhe dëshirën për të marrë tre pikët që do të na japin shansin të vijmë në Shqipëri e të luajmë kundër Islandës e të fitojmë vendin e parë.

Ajaccio? “Jam shumë i kënaqur pasi ka disa vite që ekipi po punonte shumë mirë dhe po luftonte për t’u futur në kategori të parë. ishte kënaqësi për mua që jemi pjesë e Ligue 1, pasi kam 6 vite me këtë ekip dhe ia arrita qëllimit tim. Do më ndihmojë shumë mua, por edhe tek ekipi kombëtar, pasi të gjithë lojtarët luajmë në liga të mëdha të Europës dhe kjo ngre nivelin e ekipit. Ne e kemi për detyrim që të eci kombëtarja sa më sipër”.

Këshillat e trajnerit Reja për mesfushën? “Kemi disa lojtarë që mungojnë dhe që e kanë ndihmuar shumë ekipin kombëtar. Dhe trajneri ka bërë disa skema ndryshe në stërvitje. Me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Unë besoj që edhe këta lojtarë që janë tani do të japin maksimumin 100% për të fituar këtë ndeshje, që do të jetë shumë e fortë, si fizike, por edhe nga ana e stresit, pasi kemi humbur ndeshjen e parë. Besoj do jemi gati”.

NATIONS LEAGUE/ Laçi dhe Broja optimistë: “Në Izrael

Edhe Armando Broja theksoi në fjalën e tij se ekipi do të udhëtojë drejt Izraelit vetëm me një qëllim, për të marrë tre pikët. Sulmuesi i Chelsea-t tregoi se ndihet në formë shumë të mirë, ndërsa theksoi se nuk ndjen presion.

Sfidat e radhës dhe përgatitjet me Kombëtaren? “Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet fitore dhe tre pikë për secilën nga ndeshjet dhe trajneri është ai që bën formacionin. Në stërvitje kemi pëgatitur disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe uroj që të marrim tre pikët”.

Do të jeni në formacion në ndeshjen ndaj Izraelit? “E bën trajneri formacionin, por nëse më përzgjedh, do të bëj maksimumin dhe uroj të marrim tre pikët”.

Çfarë duhet për të mposhtur Izraelin? “E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë sepse na kanë mundur në ndeshjen e parë. Por kësaj radhe na duhet fitore dhe uroj të luajmë mirë si ekip dhe të marrim fitoren”.

A ndjej presion sepse kanë pritshmëri për mua? “Nuk kam shumë presion se luaj futboll, pasi kam nisur futbollin që në moshën tre vjeçare. Luaj futboll për qejf dhe për të fituar ndeshjen dhe për të ndihmuar ekipin, por nuk kam presion”.

Forma aktuale e Brojës? “Gjithmonë jam në formë. Kam bërë stërvitje çdo ditë dhe e dimë që është më e vështirë të luaj te Chelsea sesa të luaja te Southampton. Por jam stërvitur çdo ditë me lojtarë shumë të mirë dhe këtu në Shqipëri dhe jam fizikisht mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen