30 Gusht 2022, 15:40
Nga DOSJA

SHBA - Tenisti rus Daniil Medvedev, numri një në botë, pranoi të hënën se "pa dyshim situata nuk është e lehtë kur dikush është në burg", tha ai duke iu referuar arrestimit në Rusi të basketbollistes amerikane Brittney Griner për posedim droge edhe pse theksoi, se ai nuk i di të gjitha detajet e asaj që ka ndodhur.
"Sigurisht që kam dëgjuar për këtë, por nuk i di të gjitha detajet. Situata sigurisht nuk është e lehtë kur dikush është në burg,"- tha Medvedev, pasi bëri debutimin e tij në US Open me fitoren kundër amerikanit Stefan Kozlov, 6-2, 6-4 dhe 6-0.
"Unë mendoj se mund të krahasohet me situata të tjera, për shembull, le të flasim për Novakun (Djokovic). Ai nuk mund të hynte në Shtetet e Bashkuara për shkak të ligjeve të ndryshme. A ka kuptim? Amerikanët mund të kthehen në vendin e tyre pa vaksinë. Novak nuk mund të hyjë dhe as nuk dëshiron të jetojë në Shtetet e Bashkuara. Ai thjesht dëshiron të luajë një turne dhe të kthehet në shtëpi,"- vazhdoi ai.
“Është e njëjta gjë, nuk e di saktësisht situatën, por mendoj se nëse ajo, nuk e di, kishte marihuanë (ajo ishte dënuar për posedim vaj hashashi), atëherë ligji është ligj. Dhe nëse nuk është e vërtetë, atëherë jo, nuk është mirë. Por nuk e di se çfarë ishte, apo çfarë ndodhi, kështu që nuk kam shumë për të thënë."
Griner u arrestua në aeroportin Sheremétevo në Moskë më 17 shkurt 2022, megjithëse arrestimi i saj nuk u bë i ditur deri më 5 mars, kur në bagazhin e saj u gjetën disa fishekë me vaj hashashi për avullim. Më 4 gusht, ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 9 vjet burg për posedim dhe kontrabandë droge.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Gusht 2022, 15:15
Paul dhe vëllai tij i madh, Mathias, pas fitores së Kupës së Botës më 2018
FRANCE - Në Francë çdo ditë ...
Sport
30 Gusht 2022, 14:57
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Islandën më 27 shtator, duke nisur që nga ora 20:45, një takim që do ...
Sport
30 Gusht 2022, 14:47
Stefanos Tsitsipas pas humbjes
SHBA - Në New York, nisi turneu i fundit Grand Slam i vitit, ‘US Open’ dhe që në ditën e par...
Sport
30 Gusht 2022, 14:30
FRANCE - Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka njoftuar kalimin e Leandro Paredes në Juventus. Paredes nuk do të përfshihet n&eum...
Sport
30 Gusht 2022, 13:44
ANGLI- Scott Parker është trajneri i parë që shkarkohet në sezonin e ri në Premier League.Pas humbjes së thellë 9-0, k...
Sport
30 Gusht 2022, 13:29
ITALI- Lajm për ndarjen mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit. Sipas asaj që raporton Novella 2000, kapiteni do të kishte përfshirë e...
Sport
30 Gusht 2022, 13:07
ITALI- Fondi i New York Yankees dhe fondi Main Street Advisors do të investojnë gjithashtu te skuadra e Milanit. Sipas Financial Times, RedBird ka g...
Sport
30 Gusht 2022, 12:53
ITALI- Pavel Nedved sot feston 50 vjetorin. Zv.presidenti i Juventusit nuk do të priste kurrë që të arrinte këtë moment historik...
Sport
30 Gusht 2022, 12:41
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e femrave ka vijuar me përgatitjet dhe stërvitjet për dy sfidat ndaj Polonisë dhe Norvegjisë. Dit&...
Sport
30 Gusht 2022, 12:09
SPANJE - Real Madridi i shtoi historisë së tij edhe tre tituj të tjerë në sezonin 2021-22. Superkupa e Spanjës, La Liga dhe...