LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmet e Berishës, Basha i zhgënjyer: Tani e njoha plotësisht! Kisha fashë mbi sy…

12 Nëntor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Sulmet e Berishës, Basha i zhgënjyer: Tani e njoha plotësisht!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aksionin që ky i fundit ka nisur kundër tij duke përgatitur mbledhjen e Kuvendit. Në një intervistë për “News24”, Basha komentoi firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, duke kërkuar verifikimin e tyre. Ai shtoi se mbajtja sekret e tyre është fyerje për çdo demokrat. Por Nuk i kurseu as sulmet personale për liderin historik të Partisë Demokratike, duke kujtuar frazën që i kishte thënë sipas tij, dikur një demokrat. 

“Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzish,”-tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Z. Basha, procesi politik i Foltores ka arrritur pas dy muajsh në një stad të ri. Z.Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë dorëzuar 4200 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zyrën e kryetarit të këshillit kombetër të PD, Edi Paloka. Cili është qendrimi juaj si kryetar i PD?

Lulzim Basha: Z. Rakipllari ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD, për mua personalisht dhe këtu nuk bëhet fjalë për letra, por për demokratët, për të gjithë demokratët, për anëtarët e PD, për votuesit tanë dhe për shqiptarët që na ndjekin. Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohet sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e cdo demokrati, mbron të drejtat e çdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratike si kudo në planet. Pa funskionimin e statutit jemi në xhungël.

Ndaj është e domosdoshme për mua dhe për cdo demokrat që cdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohet përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm kuvend jo. PD ka vepruar dhe vepron në bazë të statutit. PD nuk është nën drejtimin tim dhe nuk do të jetë një lëvizje dumbabiste. Ndaj është jetike që të gjitha përcaktimet statutore që janë të qarta dhe janë shpjeguar këto dy ditë në mënyrë shteruese nga institucionet e partisë të zbatohen, përtej kësaj dua të them që mbajtja sekret institucioneve të partisë atyre që pretendohen se janë vullnete demokratësh për të thirrur vullnetin kombëtar është një fyerje e madhe për çdo demokrat.

Prej 9 shtatorit, kur ju keni ndërmarrë aktin e pezullimit të ish-kryetarit Berisha nga Grupi parlamentar i PD, ju keni bërë komente të shkurtra ose nënvizime, por nuk keni bërë një kundërfushatë ose nuk i jeni përgjigjur fushatës së foltores. Pse keni zgjedhur këtë strategji? A ju shqetësojnë përmasat e procesit politik “foltorja” në cdo nivel, duke filluar nga anëtarë të grupit tuaj parlamentar, disa prej figurave historike të partisë dhe ish-drejtues lokalë në rrethe?

Lulzim Basha: A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD. Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD. Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm. Sigurisht jam shumë i arsyeshëm. Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD, për clirimin e zgjedhjeve dhe për dhënien fund mosndëshkueshmërisë të korrupsionit dhe të lidhjeve të politikanëve me krimin, në formën e ndryshimeve kushtetuese dhe të aksionit opozitar në parlament dhe mos harroni në përballjen e përditshme me Edi Ramën. Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj. Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha, për të mos cuar një rrëke tjetër uji në mullirin e Edi Ramës, sic po bën Sali Berisha. Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake. Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet e pacipta nga spekulimet e gënjeshtrat që ka hedhur. Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë, dhe unë kam patur një fasho para syve. Sot nuk e kam më. Sa i përket foltores. Ka rrëke të ndryshme njerëzish.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj