LIVE UPDATES
Bota

Sulmi në Kapitol! Vodhën, shkatërruan pajisjet e gazetarëve dhe i ngacmuan, vihen nën akuzë 4 persona në SHBA

2 Korrik 2021, 05:50 Nga DOSJA
Sulmi në Kapitol! Vodhën, shkatërruan pajisjet e gazetarëve

Autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit në ditët e fundit kanë ngritur akuza ndaj katër personave për shkelje të ndryshme që kishin në shënjestër gazetarët, duke përfshirë vjedhje dhe shkatërrim të pajisjeve dhe kamerave të tyre, ndërsa gazetarët po mbulonin sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Më shumë se 500 nga rreth 800 personat që kapërcyen kordonin e sigurisë në përpjekjen për të hyrë në Kapitol gjatë kaosit që ndodhi ndërsa ligjvënësit po çertifikonin fitoren në Kolegjin Zgjedhor të demokratit Joe Biden janë akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë sulme ndaj policisë.

Por arrestimet e fundit mund të jenë të parat në të cilat të dyshuarit akuzohen për shënjestrim të gazetarëve ose për përpjekjen për të shkatërruar pajisjet e tyre ndërsa ata raportonin për dhunën. Pesë persona vdiqën gjatë sulmit në Kapitol, duke përfshirë një protestuese, e cila u qëllua për vdekje nga policia.

Pjesa më e madhe e trazirave të asaj dite u regjistrua nga kamerat e sigurisë në Kapitol ose nga vetë protestuesit, të cilët mburreshin me praninë e tyre në selinë e Kongresit dhe postuan klipe në mediat sociale.

Në një incident në fillim të sulmit, autoritetet federale akuzuan 43 vjeçarin Shane Jason Woods nga qyteti i Auburnit në shtetin e Ilinoit, për rrëzimin e një policeje të Kapitolit dhe për shtyrjen e saj ndërsa ajo po ndiqte një protestues tjetër që e kishte e spërkatur atë me një substancë kimike.

Autoritetet pretendojnë se më vonë në të njejtën ditë, Woods u shfaq ndërsa një turmë e madhe u mblodh në një zonë ku ishin vendosur gazetarët. Disa u bërtitën dhe i pështynë gazetarët. Prokurorët thanë se Woods “u ngjit mbi gardhin e rrëzuar dhe mori pjesë në sulmin ndaj pajisjeve mediatike”.

Sipas zyrës së Prokurorit në Uashington, “Woods mund të shihet duke ecur mbi grumbullin me pajisje të medias dhe duke kapur e flakur disa prej tyre”. “Ai gjithashtu shihet duke ecur afër një kameramani. Siç mund të shihet në një video të disponueshme për publikun, Woods më pas e shtyu kameramanin, duke e rrëzuar atë dhe kamerën e tij.”

Në një incident tjetër, autoritetet ngritën akuza ndaj Sandra Pomeroy Weyer-it nga Mekanisburgu i Pensilvanisë për filmimin dhe talljen e një fotoreportereje të gazetës New York Times ndërsa katër ose pesë persona të tjerë po e ngacmonin atë, ia morën aparatin fotografik dhe e shtynë.

Fotoreporterja u tha autoriteteve se protestuesit u zemëruan kur mësuan se ajo punonte për gazetën New York Times, e shtynë duke e rrëzuar dhe i morën njërin nga aparatet e saj fotografike. Sipas një deklarate të FBI-së për këtë rast, ajo i ndoqi ata dhe e shtynë për herë të dytë.

Hetuesit thonë se Weyer mund të dëgjohet në një video të incidentit duke bërtitur se fotografja ishte tradhtare që duhej “nxjerrë përjashta”.

Weyer përballet me akuzat për hyrje të paligjshme në Kapitol, pengim të procedurave të qeverisë dhe përfshirje në akte të prishjes së rendit ose akte kërcënuese ndërsa ishte brenda ndërtesës.

Në një nga dy rastet e tjera, autoritetet akuzuan 31 vjeçarin Zvonimir Joseph Jurlina nga Nju Jorku për ndihmën që u ka dhënë protestuesve në shkatërrimin e pajisjeve të mediave me vlerë prej 30,000 deri 34,000 dollarësh.

Në rastin e katërt, autoritetet akuzuan Gabriel Morgan Brown-in nga qyteti i Bejvillit, i shtetit të Nju Jorkut, për shkeljen e pajisjeve mediatike në zonën ku ishin vendosur gazetarët dhe inkurajimin e të tjerëve për t’i vjedhur dhe shkatërruar ato.

FBI-ja tha se Brown shihet në pamjet filmike duke sharë me fjalë të ulëta mediat kryesore që mbulonin sulmin në Kapitol.

“Media tradicionale ka vdekur”, thoshte ai, midis talljeve të tjera që kishin në shënjestër gazetarët.

Më vonë, FBI tha se Brown mori një megafon dhe brohoriti drejt Kapitolit: “Na vodhët Senatin. Na vodhët Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe tani mendoni se do na vidhni presidencën? Më lejoni t’ju them diçka – doni të na hiqni të drejtën e revolucionit paqësor? Më mirë përgatituni për revolucion të dhunshëm”, thoshte ai.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulmi ne kapitol sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen