LIVE UPDATES
Politike

Super-tenderi i Manastirliut, 20 milionë euro pa garë për 4 “fituesit e përhershëm”

15 Prill 2020, 10:03 Nga DOSJA

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituesit e një tenderi gjigand, me vlerë 20 milionë euro, nëpërmjet një procedure të zhvilluar me konkurencë fiktive dhe në mungesë të garës, duke shtuar gjithnjë e më shumë dyshimet se pjesa më e madhe e buxhetit të Shëndetësisë shkon në vetëm pak duar.

Dy bashkime operatorësh, në njërën anë “Montal” dhe “Biometrik” dhe në anën tjetër “OES Distrimed” dhe “Euromed”, kanë ndarë përkatësisht nga një lot në tenderin me vlerë totale 24 miliardë lekë (të vjetra) për “Blerje materiale për nevojat e spitaleve publike” për 24 muaj.

Tenderi është hapur në Shkurt 2020 dhe ka përfunduar vetëm pak ditë më parë dhe është publikuar së fundmi në Buletinin e Prokurimeve Publike, raporton “Boldnews.al”.

20 mln euro me garë fiktive

Ministria e Shëndetësisë njofton se tenderi me fond limit 1.9 miliardë lekë të reja pa TVSH (rreth 20 milionë euro), është zhvilluar i ndarë në dy lote.m Në lotin e parë, me fond limit 9.5 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH kanë marrë pjesë 3 konkurentë;

Bashkimi i operatorëve “Montal” dhe “Biometrik”

“Medical Distribution”

‘Megapharm”

Pasi janë hapur ofertat, Autoriteti Kontraktor, pra Ministria e Shëndetësisë, ka skualifikuar dy nga tre konkurentët. “Medical Distribution” dhe “Megapharm” janë skualifikuar, pasi nuk kanë paraqitur as ofertë ekonomike dhe as dokumentacion, sipas kërkesave të tenderit. Praktikisht, pjesëmarrja e dy konkurentëve të skualifikuar është “fiktive”, dhe kanë qenë të pranishëm në tender, thjesht për të krijuar “konkurencën. Në përfundim, fitues i lotit të parë u shpall bashkimi i operatorëve “Montal” dhe “Biometrik”, të cilët ishin të vetmit që kishin prezantuar ofertë ekonomike për këtë lot.

Në lotin e dytë, me fond limit 9.7 miliardë lekë (të vjetra) pa TVSH, kanë marrë pjesë 4 konkurentë:

Bashkimi i operatorëve “OES Distrimed” dhe “Euromed”
“Medical Distribution”
‘Megapharm”
Ë. Center
Pas hapjes së ofertave, Autoriteti Kontraktor ka vendosur të skualifikojë 3 nga 4 konkurentët.

“Medical Distribution” dhe “Megapharm”, njëlloj si në lotin e parë, ishin përfshirë edhe në këtë garë pa ofertë ekonomike dhe pa dorëzuar dokumentacion.

Njëlloj me to, edhe konkurenti i tretë i skualifikuar, ‘Ë. Center”, gjithashtu kishte hyrë në garë pa dorëzuar ofertë ekonomike dhe pa dorëzuar dokumentacion. Konkurimi “fiktiv” i tre konkurentëve i siguroi bashkimit të operatorëve ‘OES Distrimed” dhe “Euromed” një fitore pa kokëçare në lotin e dytë të tenderit,

Fituesit, emra “të njohur” në tendera

Disa prej kompanive që janë shpallur fitues në “super-tenderin” 20 milionë euro nuk janë aspak emra të panjohur, sidomos për shpalljen fitues në tenderat urgjentë të zhvilluar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse të saj. Dy operatorët që janë shpallur fitues në lotin e dytë të tenderit prej 20 milionë euro, ‘OES Distrimed” dhe “Euromed”, janë kompani që kanë firmosur kontrata urgjente me Ministrinë e Shëndetësisë, për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe aparatura, për përballimin e pandemisë COVID-19.

“Euromed” shpk, së bashku me një tjetër kompani, “Farma Net Albania”, kanë nënshkruar kontratën “sekrete” 3.5 milionë euro me Ministrinë e Shëndetësisë për “furnizimin me pajisje mbrojtëse për Covid-19”, të miratuar nga Qeveria Shqiptare në 21 Mars 2020. “OES Distrimed”, sipas burime të “Boldnews.al” është fituese e një tjetër tenderi sekret, me vlerë rreth 1.5 milionë euro, për blerjen e rreth 240 monitorëve për aparaturat që do të përdoren për pacientët e prekur nga korona-virusi. Gjithashtu, të dhëna ende të pakonfirmuara zyrtarisht, flasin se “Biometrik”, një nga kompanitë fituese të lotit të parë të tenderit 20 milionë euro, pritet të shpallet fituese edhe në një tender, me vlerë mbi 500 mijë euro, për blerjen e tamponëve për kryerjen e testeve për COVID-19. Marrë nga Boldnews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oes distrimed ogerta manastirliu tenderat e ministrise se shendetesise oes distrimed ogerta manastirliu tenderat e ministrise se shendetesise


Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2020, 21:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë vargjet e poezisë së Kico Th. Spirit, duke iu hequr një paralale me situatën e koronavirusit në vend. Në postim...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen